Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Milot-Rrëshen.
Sipas policisë, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një këmbësor, rreth 70 vjeç.
Si pasojë, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Njoftimi nga policia:
Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Milot–Rrëshen, një automjet, me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. L., rreth 70 vjeç.








