Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Qeveria e “paaftë” të investojë 451 milionë euro që mori përsipër në vitin 2025, pasojat

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Qeveria e “paaftë” të investojë 451 milionë euro që mori përsipër në vitin 2025, pasojat
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kur buxheti 2025 mori miratimin e kuvendit në Shqipërisë, programi i investimeve publike ishte mjaft ambicioz me një shumë totale prej 162, 3 miliardë lekësh afërisht 1,7 miliardë euro, një rekord historik.

Me gjithë rishikimet që ju bënë buxhetit 2025 me akte normative realizimi faktik i investimeve publike ishte 118,5 miliardë lekë. Shkalla e ecurisë mbetet në nivelin 73% të planit fillestar, duke lënë rreth 43.8 miliardë lekë të papërdorura (451 milionë euro) brenda vitit buxhetor.

Të dhëna të detajuara nga tabela e vjetore e investimeve nga Ministria e Financave shihet se realizimin më të mirë e kishin fondet për akset rrugore të Korridorit VIII, zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës dhe projektet e armatimit në ushtri, kontratat koncesionare dhe nga ana tjetër ecurinë më të dobët e kishin disa zëra të investimeve në shëndetësi dhe në arsim, ku universitet nuk arritën të alokojnë fondet e donatorëve.

Në 8 lotet e Korridorit 8 nga Elbasani në Qafë -Thanë u alokua pothuajse i gjithë programi e investimeve prej 6.5 miliardë lekësh dhe nga Elbasani në Papër gjithashtu u alokuan 3,1 miliardë lekë të tjera. Afërisht 10, 1 miliardë lekë ose 8.5 % e investimeve totale vitin e kaluar shkoi për investimet në Korridorin 8. Teksa rreth 2 miliardë lekë u dhanë për projektin e zgjerimit të Autostradës Tiranë-Durrës.

Projekti, më i madh pas Korridorit kanë qenë rreth 4 miliardë lekë ose 41 milionë euro investime ne armatim dhe pajisje ushtarake. Ndërsa koncesioni i rrugës së Arbrit mbetet nga projektet me më të mëdha që u financua me rreth 3,4  miliardë lekë vitin e kaluar rreth 35 milionë euro.

Por mosrealizimi i investimeve publike në nivelin 27% reflekton një hendek të lartë midis planifikimit dhe kapaciteteve zbatuese. Ky hendek vjen nga burokracia e tejskajshme në procedurat e prokurimit dhe nga vonesat në proceset e shpronësimit që bllokojnë nisjen e punimeve në terren. Shpesh, projektet nisin pa pasur një studim fizibiliteti të kopsitur mirë, çka detyron rishikimin e tyre gjatë rrugës dhe ngrirjen e fondeve. Ky fenomen tregon se, ndonëse buxheti disponon likuiditet, makineria administrative nuk arrin ta injektojë atë në ekonomi me ritmin e parashikuar.

Pasojat e këtij mosrealizimi janë të shumëfishta dhe prekin drejtpërdrejt ritmin e zhvillimit ekonomik të vendit, duke krijuar kosto, pasi fondet e ngrira në buxhet nuk prodhojnë vlerë. Vonesa në përfundimin e infrastrukturës rrugë, ujësjellës, ne arsim dhe shëndetësi pengon rritjen e produktivitetit të biznesit privat dhe ul cilësinë e jetesës për qytetarët. Ky dështim në injektimin e kapitalit frenon rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), pasi investimet publike janë motori kryesor që stimulon konsumin dhe punësimin përmes efekteve zinxhir në sektorin e ndërtimit dhe shërbimeve. /Monitor

Previous Post

Rikthehen reshjet e shiut, si parashikohet moti për ditën e sotme

Next Post

“Do të aplikohet për të gjitha anijet pa përjashtim”, SHBA: Bllokada e Ngushticës së Hormuzit fillon sot

Next Post
“Do të aplikohet për të gjitha anijet pa përjashtim”, SHBA: Bllokada e Ngushticës së Hormuzit fillon sot

“Do të aplikohet për të gjitha anijet pa përjashtim”, SHBA: Bllokada e Ngushticës së Hormuzit fillon sot

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

November 7, 2026
U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit

U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al