Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ministrja Ibrahimaj ‘qetëson’ qytetarët: Është rritur vetëm çmimi i perimeve dhe karburanti, mos u shqetësoni!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Ministrja Ibrahimaj ‘qetëson’ qytetarët: Është rritur vetëm çmimi i perimeve dhe karburanti, mos u shqetësoni!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka bërë një deklaratë të pazakontë në lidhje me rritjen e çmimeve në vendin tonë.

Në një pronocnim për mediat, në një kohë kur qytetarët po përballen me inflacion gjithnjë e në rritje Ibrahimaj, u shpreh se sipas vëzhgimit të qeverisë është rritur vetëm çmimi i perimeve jo ushqimet e tjera.

Sipas saj qeveria do të ndërhyjë vetëm nëse rriten çmimet e ushqimeve të shportës. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministrja theksoi se janë duke monitoruar çmimet në bazë ditore dhe theksoi se nëse do të ketë një rritje të çmimeve të produkteve të tjera qeveria do të ndërhyjë.

“Ditët e fundit që nga mesi i muajit mars kemi parë një rritje të çmimeve të fruta dhe perimeve që kanë ndikuar në shportë. Inflacioni në mars shënoi 2.6 %. Që prej fillimit të krizës kemi monitoruar çmimet në njësitë tregtare. Janë 80 produkte të shportës që monitorohen në pika shitje në Tiranë por edhe në qarqe të tjera.

Rritja ka ndodhur vetëm në kategorinë e perimeve, ndërsa produktet e tjera nuk kanë pësuar rritje. Ky është një shqetësim që monitorohet nga ministritë përkatëse dhe diskutohet ne cdo mbledhje të këshillit të ministrave.

Ne jemi duke monitoruar çmimet në bazë ditore, kemi një informacion që vetëm perimet kanë pasur rritje. Asnjë nga produktet e tjera nuk pasur rritje. E vërteta është që inflacioni në mars shënoi nivelin 2.6 përqind që është i kontrolluar. Megjithatë siç thashë e vërteta është që në të kaluarën kemi ndërhyre në një subvencionim të shtresave në nevojë dhe nëse çmimet do të rriten edhe në produktet e tjera të shportës do të ndërhyjmë më një akt që do parashikojë subvencionim për shtresat në nevojë”, tha ministrja.

Ibrahimaj, në komunikimin me gazetarët, u pyet edhe për Bordin e Transparencës dhe çmimet e vendosura për karburantet pas krizës në Lindjen e Mesme.

E pyetur për taksën e qarkullimit, ajo theksoi se kanë vlerësuar se nuk ka nevojë për ndërhyrje. Po ashtu, ministrja komentoi edhe akuzat e adresuara nga opozita për kontrabandë të naftës, teksa theksoi se janë në monitorim të të gjithë flukseve të karburanteve dhe se ministria e Financave do të fillojë shumë shpejt markimin dhe gjurmimin e karburanteve që hyjnë në vend.

Previous Post

Pashkët kthejnë emigrantët, fluks i lartë lëvizjesh në doganën e Kapshticë

Next Post

“Rama po largon Shqipërinë nga BE”, Berisha: Pritet një breshëri kushtesh të reja për integrimin

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

1200 policë në terren për protestën e studentëve dhe të PD-së, në gatishmëri edhe autobotët ujë hedhës

1200 policë në terren për protestën e studentëve dhe të PD-së, në gatishmëri edhe autobotët ujë hedhës

November 7, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Elbasan, makina i përkiste një punonjëseje të Bashkisë

Zbardhet shpërthimi me tritol në Elbasan, makina i përkiste një punonjëseje të Bashkisë

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al