Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ndryshon procedura për lëvizjen në zonën Shengen, çfarë duhet të dini

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Ndryshon procedura për lëvizjen në zonën Shengen, çfarë duhet të dini
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Duke nisur nga dita e nesërme (10 prill 2026), qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës Schengen Area do të përballen me procedura të reja në kufi.

Sipas një njoftimi të ndarë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nesër hyn në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrjes/Daljes (EES), një mekanizëm i ri elektronik i Bashkimi Evropian.

Sipas njoftimit, sistemi EES zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me regjistrimin elektronik të hyrjeve dhe daljeve për shtetasit nga vendet jo-anëtare të BE-së. Ky sistem ishte në zbatim të pjesshëm që prej tetorit 2025, ndërsa tashmë do të aplikohet plotësisht në 29 vendet e zonës Schengen.

Sistemi do të vlejë për udhëtime afatshkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, pa ndryshuar rregullin ekzistues të qëndrimit.

Në hyrjen e parë pas 10 prillit, qytetarëve shqiptarë do t’u regjistrohen të dhënat e pasaportës, fotografia e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve. Refuzimi për të dhënë këto të dhëna biometrike do të sjellë automatikisht refuzimin e hyrjes në territorin Schengen.

Ministria paralajmëron se në fazën fillestare të zbatimit mund të ketë vonesa në aeroporte, porte dhe pika kufitare tokësore. Për këtë arsye, qytetarëve u rekomandohet të paraqiten më herët për udhëtim dhe të sigurohen që pasaportat e tyre janë të vlefshme dhe në gjendje të mirë fizike.

Ndërkohë, theksohet se nuk kërkohet aplikim paraprak për sistemin EES, pasi regjistrimi kryhet në momentin e kalimit kufitar.

Previous Post

Tiku i burgjeve dhe shuli i “hapur” i qelisë së Lalit

Next Post

Kush i dërgoi eksplozivët pranë tubacionit të gazit në Serbi, Prokuroria asnjë informacion

Next Post
Kush i dërgoi eksplozivët pranë tubacionit të gazit në Serbi, Prokuroria asnjë informacion

Kush i dërgoi eksplozivët pranë tubacionit të gazit në Serbi, Prokuroria asnjë informacion

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria drejt BE-së/ Sa realist është afati 2027?

Shqipëria drejt BE-së/ Sa realist është afati 2027?

November 6, 2026
Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale

Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al