Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“ONE” abuzon me rritjen e çmimeve, avokati: Abonentëve po iu shkelen të drejtat, shteti duhet të ndërhyjë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“ONE” abuzon me rritjen e çmimeve, avokati: Abonentëve po iu shkelen të drejtat, shteti duhet të ndërhyjë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania “ONE” prej disa ditësh ka njoftuar një rritje të çmimeve të shërbimeve me 2.2%, por sipas avokatit Ervin Ymeraj, ky njoftim mund të jetë abuziv dhe i paplotë në informacionin ndaj abonentëve.

Në një prononcim për News 24, ai thotë se abonentëve po ju shkelen të drejtat, pasi kompania nuk i ka mirë-informuar këta të fundit për ndryshimet në çmime.

“Kompania ONE në kontratë ia njeh vetes të drejtën për të rritur çmimin në mënyrë të njëanshme dhe automatike, por klienti ka disa të drejta që nuk mund t’i prekë kontrata. Klauzolat e kontratës duhet të jenë të qarta dhe të kuptueshme. Klienti duhet të jetë i mirëinformuar që në fillim dhe të dijë që çdo ndryshim çmimi do ta prekë direkt. Në njoftimin e dërguar kjo nuk është sqaruar. Abonentët duhet të marrin informacion në formë private, por nuk është shpjeguar në njoftimin e ONE nëse ata kanë mundësi ta kundërshtojnë”, tha ai.

Sipas avokatit, mënyra se si kompania ka komunikuar ndryshimin e çmimit nuk respekton të drejtën për informim të qartë dhe të drejtpërdrejtë për abonentët.

“Kjo e bën rritjen abuzive dhe nuk mund të konsiderohet ndryshim i kushteve kontraktuale pa vullnet të përbashkët. Informacioni që jep kompania është i paqartë dhe voluminoz. Çdo abonent mund të bëjë kundërshtim dhe kompania duhet ta ketë parasysh. Nëse konsumatori nuk ndërhyn dhe nuk kundërshton, kjo konsiderohet pranim, dhe rritja mund të vazhdojë”, shprehet avokati.

Avokati shton se format e njoftimit nga ONE nuk janë të përshtatshme dhe nuk respektojnë të drejtën për transparencë dhe mundësinë për kundërshtim. Ai konsideron se nëse klauzola për rritje të çmimit ishte në kontratë, ajo është e padrejtë dhe krijon pasoja për abonentët.

“Kjo është një kosto për çdo qytetar. Shteti duhet të ndërhyjë, duke filluar nga AKEP-i, Komisioneri për Mbrojtjen e Konsumatorit, por edhe shoqëria civile, që konsumatori të jetë sa më i mbrojtur”, tha ai.

Avokati Ymeraj thekson se abonentët kanë të drejtë të kundërshtojnë ndryshimet.

“Nga 1 maji, abonentët kanë të drejtë të kërkojnë mospranim të ndryshimeve dhe mund të bëjnë kërkesë për ndërprerje të kontratës, por duhet të kenë parasysh pasojat që kjo mund të sjellë”, thekson ai.

Previous Post

Fundoset varka me emigrantë në kanalin e La Manshit, humbin jetën 4 persona

Next Post

Në kulmin e krizës, nafta derdhet në përroin e Gorishovës, banorët ngrenë alarmin për ndotje

Next Post
Në kulmin e krizës, nafta derdhet në përroin e Gorishovës, banorët ngrenë alarmin për ndotje

Në kulmin e krizës, nafta derdhet në përroin e Gorishovës, banorët ngrenë alarmin për ndotje

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

1200 policë në terren për protestën e studentëve dhe të PD-së, në gatishmëri edhe autobotët ujë hedhës

1200 policë në terren për protestën e studentëve dhe të PD-së, në gatishmëri edhe autobotët ujë hedhës

November 7, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Elbasan, makina i përkiste një punonjëseje të Bashkisë

Zbardhet shpërthimi me tritol në Elbasan, makina i përkiste një punonjëseje të Bashkisë

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al