Shpërthim me eksplozivi në fshatin Berdenesh në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate në murin rrethues të një banese private.
Ka qenë vetë pronarja e shtëpisë, S. Ismailaj e cila ka konstatuar shpërthimin dhe më pas ka bërë denoncimin në polici.
Forcat e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e shpërthimit, si dhe po mbledhin prova për dokumentimin e plotë të ngjarjes.








