Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Loja e qeverisë me naftën, Berisha: Censurë, Rama kërkon të vërë njerëzit në narkozë!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Loja e qeverisë me naftën, Berisha: Censurë, Rama kërkon të vërë njerëzit në narkozë!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryedemokrati Sali Berisha foli sërish për barrën fiskale më të lartë në botë që ka vendosur Edi Rama, për naftën në Shqipëri.

Nga protesta para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë në botë, ndërsa akuzoi Ram9n se ky i fundit kërkon të vërë në narkozë shqiptarët.

Sipas tij, Rama tallet me shqiptarët u thotë se po e lëviz akcizën kur nafta të tejkalojë 220 lekë për litër.

“Miq, është një censurë e cila kërkon të vërë njerëzit në narkozë. Shikoni se çfarë ndodh këto kohë. Këto kohë nafta nga bordi i tij ka arritur nivelet më të larta në botë, 220 lekë. Mashtruesi deklaron se po u rrit mbi këtë nivel, do të ulë me 8 lekë akcizën. Nuk është asgjë. Por problemi është se gjer në këtë nivel, rritja e TVSH-së është mbi 8 lekë dhe nuk kthen asnjë qindarkë. Problemi është se ky njeri ka vendosur mbi litrin e naftës, barrën fiskale më të lartë në botë. Kush të dojë, të kërkojë në Google, vendi me barrën fiskale mbi naftën më të lartë në Europë, Shqipëria del.

Vendi me barrën fiskale mbi naftën më të lartë në botë, Shqipëria del. Kurse ky tallet me shqiptarët u thotë se po e lëviz akcizën kur nafta të tejkalojë 220. Nuk ka asnjë skrupull dhe mëshire. Qëndrimi i tij ndaj të rinjve shqiptarë është qëndrimi më armiqësor që mund të mbahet ndaj tyre. Studentëve shqiptarë u them edhe njëherë se ju, të dashur studente e studentë, paguani tarifën më të lartë në Europë pas studentëve të Britanisë së Madhe dhe Holandës. Se ju paguani një tarifë 4 herë më të lartë se Austria, Sllovenia, Franca, Gjermania.

Dhe po t’i marrim në proporcion me rroga, është 16 herë më e lartë. Dhe ky vjen dhe u tregon dokrra. Vjen dhe u thotë studentëve se më rrihnin dhe më burgosnin nëpër komisariatet e aeroporteve për problemin e vizave. Mashtron në mënyrën më ordinere.

Vizat jo që nuk i hoqi ai, por përkundrazi bëri grevë urie në këtë shesh që vizat të mos hiqeshin për shqiptarët, dhe tani u thotë atyre se kjo ishte arritja e jetës sime. Pra, kemi të bëjmë me një njeri që nuk ka turp, që nuk ka ndjenja, që jka korruptuar gjer në palcë veçanërisht mediat shqiptare, të cilat shpërndajnë në linjat e tyre mashtrime, trillime 24 orë mbi 24 orë”,- tha Berisha.

Previous Post

Ç’po ndodh pas dyerve të SPAK? Gazetarja: Ka dosje për mazhorancën, por edhe opozitën

Next Post

Berisha: Rama po blen vota me grupe kriminale! Më 17 prill do i japim leksion

Next Post
Berisha: Rama po blen vota me grupe kriminale! Më 17 prill do i japim leksion

Berisha: Rama po blen vota me grupe kriminale! Më 17 prill do i japim leksion

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al