Thursday, July 23, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa lindjet në Shqipëri po bien vazhdimisht, qeveria në vend që t’i nxisë ato, po pengon me burokraci dhe ato femra që janë në pritje të ëmbël, apo që sapo janë bërë prindër. Bizneset ankohen se prej disa ditësh e kanë të pamundur të aplikojnë për raportet e lejeve të lindjes së punonjësve të tyre. Sistemi që funksionon përmes E-Albania krijon probleme me aplikimet për raportet e barrëlindjeve apo edhe për përfitime të tjera afatshkurtra.

Kjo situatë po shkakton vonesa në pagesat e raporteve të nënave të reja ose të punëmarrësve që përfitojne nga skema e sigurimeve shoqërore. Gjithashtu pengon dhe marrjen e raporteve nga personat që mungojnë në punë për shkak të problemeve shëndetësore.

Ndonëse kalimi i shumë shërbimeve online është bërë me qëllimin për të lehtësuar bizneset, ato po kthehen në makth për ta. Në korrik të vitit të kaluar, për shumë ditë dorëzimi online i bilanceve në Qendrën Kombëtare të Biznesit ishte i pamundur. Në janar të këtij viti, bizneset nuk rakordonin dot faturat në sistemin self-care, të vetëpunësuarit e vetëm nuk lëshonin dot fatura, nuk bëhej as fiskalizimi i faturave të importit.

Këtë javë shumë biznese me status pasiv në aktivitet u ankuan se kanë marrë njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore për llogaritjet e detyrimeve për të paguar për 2025.

Por nga mosunifikimi i sistemeve, një tjetër problem lindi në këtë fillim jave. Konkretisht bizneset që kanë teprica kreditore nga “Tatimi mbi Fitimin” për vitin 2024 nuk po arrijnë t’i përdorin ato për të kompensuar detyrimet e vitit 2025.

Kjo vjen pasi, me ndryshimin ligjor në “Tatimi mbi të Ardhurat e Korporatave”, tepricat kanë mbetur në llogarinë e vjetër dhe nuk janë transferuar në sistemin e ri (e-filing). Si pasojë, bizneset përballen me pagesa të panevojshme dhe rritje të barrës administrative./Monitor

Previous Post

Poloni-Shqipëri/ Ritëm i kënaqshëm, por mungon goli në Varshavë

Next Post

Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

Next Post
Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksidenti/ Institucioni i Kreshnik Bajraktarit, për një muaj iu dha patenta betonieresh dy egjiptianëve

Aksidenti/ Institucioni i Kreshnik Bajraktarit, për një muaj iu dha patenta betonieresh dy egjiptianëve

July 23, 2026
Skandaloze/ Shefi i Komisariatit nr.1 Ervin Hasrama arreston gazetarët që raportojnë nga protesta

Skandaloze/ Shefi i Komisariatit nr.1 Ervin Hasrama arreston gazetarët që raportojnë nga protesta

July 23, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al