Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Qeveria miraton këtë javë uljen e akcizës me 20% kur çmimi rritet mbi 200 lekë/litri për benzinën dhe 220 lekë/litri për naftën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Qeveria miraton këtë javë uljen e akcizës me 20% kur çmimi rritet mbi 200 lekë/litri për benzinën dhe 220 lekë/litri për naftën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Ministrave pritet të miratojë nesër një akt normativ që parashikon uljen e përkohshme të akcizës për benzinën dhe naftën, si përgjigje ndaj rritjes së fortë të çmimeve ndërkombëtare, të reflektuara në tregun vendas. Sipas Financave, ndërhyrja në ligjin për akcizat synon të mbrojë konsumatorët dhe bizneset nga efektet e drejtpërdrejta të krizës së shkaktuar nga zhvillimet gjeopolitike në Lindjen e Mesme, të cilat kanë çuar në një rritje të menjëhershme të çmimeve të naftës në tregjet globale. Në këtë kuadër, Këshilli i Ministrave ka shpallur edhe situatën e veçantë në tregun e hidrokarbureve, duke aktivizuar mekanizma emergjentë ndërhyrjeje.

Ekofin.al mëson se masa e propozuar e cila do të miratohet ditën e nesërme parashikon që, në rastet kur çmimi i shitjes me pakicë i përcaktuar nga Bordi i Transparencës kalon mbi 200 lekë/litër për benzinën dhe 220 lekë/litër për naftën, niveli i akcizës të ulet në 80% të nivelit aktual, pra një ulje me 20%.

Për vitin 2026, marrë në kondideratë edhe indeksimin, niveli aktual i akcizës së gazoilit (naftës) dhe benzinës është 39.37 lekë/litri. Sipas propozimit me këtë akt normativ, niveli i akcizës do të jetë 31.5 lekë/litri për të dy produktet. Por kjo masë hyn në fuqi automatikisht vetëm nëse çmimi total i tregtimit me pakicë kalon mbi 200 lekë/litri për benzinën dhe 220 lekë/litri për naftën.

Sipas llogaritjeve, marrë në konsideratë çmimin e karburanteve në tregtimin me pakicë në ditën kur hyri në fuqi gjendja e jashtëzakonshme, pra data 20 Mars 2026, kjo përkthehet në një ulje prej rreth 7.9 lekë/litër vetëm nga akciza, ndërsa efekti total në çmim, përfshirë edhe uljen e TVSH-së, arrin në rreth 9.45 lekë/litër.

Sipas metodologjisë së llogaritjes së çmimeve, që përfshin elementë si çmimet ndërkombëtare FOB Med, kursin e këmbimit, taksat dhe marzhet e tregtimit, rezulton se në momentin e shpalljes së situatës së veçantë, çmimi tavan i gazoilit arrinte në 226 lekë/litër dhe ai i benzinës në 196 lekë/litër.

Kjo situatë ka shtyrë qeverinë të ndërhyjë me një paketë të dyfishtë masash: fillimisht përmes vendosjes së çmimeve tavan nga Bordi, ku marzhi i fitimit nuk mund të jetë më shumë se 3 lek për shitjet me shumicë dhe deri në 12 lek për ato me pakicë dhe tani përmes lehtësimit fiskal me uljen e akcizës.

Akti normativ ka karakter të përkohshëm dhe do të jetë në fuqi vetëm gjatë periudhës së situatës së veçantë, pa krijuar efekte afatgjata në politikën fiskale.

Financat bëjnë me dije se kjo masë e përkohshme nuk mund të llogaritet se çfarë ndikimi do të ketë në buxhet për shkak të paqëndrueshmërisë së tregjeve ndërkombëtare. Megjithatë, autoritetet argumentojnë se humbja nga ulja e akcizës pritet të kompensohet pjesërisht nga rritja e të ardhurave nga TVSH-ja, si pasojë e çmimeve më të larta të importit.

Ky zhvillim vjen në një moment kur Shqipëria, ashtu si shumë vende të tjera të rajonit dhe Bashkimit Evropian, po detyrohet të përdorë instrumente të përkohshme fiskale dhe rregullatore për të amortizuar goditjen e çmimeve të energjisë mbi ekonominë dhe konsumatorët. /ekofin.al

Previous Post

E afërmja rrëfen për krimin e dyfishtë në Roskovec: Dëgjuam ulërima dhe thashë mos po e rrihnin…

Next Post

Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Evropë

Next Post
Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Evropë

Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Evropë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al