Friday, October 30, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e Jani Prengës, GJKKO dënon me burg përjetë Altin Hajrin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Vrasja e Jani Prengës, GJKKO dënon me burg përjetë Altin Hajrin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm Altin Hajrin, i shpallur fajtor për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2020 në Kamzë.

Sipas vendimit të trupit gjykues, provat e administruara gjatë procesit kanë qenë të mjaftueshme për të provuar përfshirjen e Hajrit në këtë krim të rëndë.

Megjithatë, i pandehuri ka mohuar akuzat përmes mbrojtjes së tij ligjore, duke deklaruar se nuk ka pasur dijeni për planin e rrëmbimit.

Më herët, për të njëjtën ngjarje, Gjykata ka dënuar gjithashtu me burgim të përjetshëm edhe Festim Bexhdilin, i cili është shpallur fajtor për rolin e tij në këtë çështje.

Jani Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit të 5 vjetëve më parë, nga 4 persona në mes të Kamzës, u dërguar në një prej resorteve më të njohura në vend dhe më pas trupi i tij u zhduk.

Në fakt, ishin ca pamje që u nxorën në media ku u mësua se i rrëmbyeri kishte mbërritur i pajetë në resortin e Altin Hajrit në Shijak, por policia, prokuroria dhe asnjë instancë që merret me hetimin e akteve të tilla nuk gjurmuan dot asnjë të dhënë që u mor vesh shpejt nga denoncimi i familjes Prenga.

Dritan Rexhepi është akuzuar si organizatori i atij akti brutal, ndërsa rrëmbimin dyshohet se e kanë kryer 4 persona nga Shkodra.

Pikërisht për shkak të kësaj akuzë, vlonjati Rexhepi ishte në gjykatë më 23 Prill ku mohoi përfshirjen në rrëmbimin e Prengës, njohjet me personazhet e krimit, si edhe përfshirjen në atë histori të vjedhjes së drogës në Angli, apo të njihte Altin Hajrin të zotin e resortit nga ku u zhduk trupi i Prengës.

Po ashtu ai kërkoi ballafaqim më të vëllanë e të zhdukurit, kërkoi të sillen komunikimet e SKY ECC në Gjykatë, kërkoi të mos i bëhej moral në sallën e gjyqit, e po ashtu të mos e përfshinin në atë akt, pasi ai në atë kohë gjendej në burg në Guayaquil-i në Ekuador, i dënuar për trafik ndërkombëtar kokaine.

Por, që në krye të herës, u tha se një person me emrin Gramoz nga Vlora, kishte organizuar të gjithë ngjarjen, por Gramozi në GJKKO mohoi dje të ishte ai Gramozi nga Vlora për të cilin flet dosja.

Rexhepi deklaroi se lidhur me këtë ngjarje nuk ka pasur asnjë komunikim në aplikacionin SkyECC, i përdorur gjerësisht nga rrjetet kriminale, ndërsa i pyetur nga prokurorët e SPAK nëse ka njohje me Altin Hajrin, ‘mbreti i kokainës’ tha se nuk i thotë asgjë ky emër.

Previous Post

“Reforma në drejtësi, histori e madhe suksesi”/ Taulant Balla: Nuk ka asnjë tërheqje për integrimin në BE

Next Post

Shkrirja e akullnajës në majën më të lartë të Gjermanisë çon në shembjen e teleferikut

Next Post
Shkrirja e akullnajës në majën më të lartë të Gjermanisë çon në shembjen e teleferikut

Shkrirja e akullnajës në majën më të lartë të Gjermanisë çon në shembjen e teleferikut

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rasti Veliaj në lupën e Ministrisë së Drejtësisë, Toni Gogu urdhëron verifikimin e 24 transferimeve në burgje

Rasti Veliaj në lupën e Ministrisë së Drejtësisë, Toni Gogu urdhëron verifikimin e 24 transferimeve në burgje

October 29, 2026
Veliaj reagon për transferimin në burgun e Fierit: Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit për sekretin shtetëror

Veliaj reagon për transferimin në burgun e Fierit: Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit për sekretin shtetëror

October 29, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al