Thursday, October 29, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sa e pengon Giorgia Melonin dështimi i reformës në drejtësi?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, Rajoni
0
Sa e pengon Giorgia Melonin dështimi i reformës në drejtësi?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, dështoi me planet e saj për të arritur përmes një referendumi popullor një reformë të thellë të drejtësisë italiane. Sipas rezultatit paraprak përfundimtar, rreth 54 për qind e italianëve e refuzuan reformën, dhe vetëm rreth 46 për qind votuan pro saj.

Meloni e pranoi humbjen dhe tha në një video në kanalin e saj në Instagram: “Italianët vendosën. Dhe ne do ta respektojmë këtë vendim.” Kryetarja e partisë Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë) e quajti përfundimin e referendumit si një “mundësi të humbur për modernizimin e Italisë”.

Giorgia Meloni
Meloni e quajti përfundimin e referendumit si një “mundësi të humbur për modernizimin e Italisë”.Fotografi: Nicolas Tucat/AFP/Getty Images

Megjithatë ajo theksoi se do të vazhdojë “punën për të mirën e kombit”. Para referendumit Meloni e kishte përjashtuar mundësinë e marrjes së përgjegjësive personale në rast humbjeje.

Synimi kufizimi i vetëqeverisjes së gjyqtarëve

Reforma ishte një nga projektet kryesore të qeverisë italiane dhe parashikonte ndryshime në disa nene të Kushtetutës italiane. Një nga pikat kryesore ishte ndarja e karrierave të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, siç është e zakonshme në shumicën e vendeve evropiane.

Itali: Pllakatë pro reformës së drejtësisë në referundim
E djathta italiane pretendon prej dekadash se pjesë të mëdha të drejtësisë mbajnë anën e së majtës.Fotografi: Stefano Rellandini/AFP

Gjithashtu, parashikohej krijimi i organeve të reja të vetëqeverisjes për gjyqtarët dhe prokurorët. Në përbërjen e këtyre organeve synohej të merrte pjesë edhe parlamenti, çka do t’i jepte politikës më shumë ndikim në vendimet për personelin.

Kundërshtarët shohin rrezik për pavarësinë e drejtësisë

Meloni dhe aleatët e saj e konsideronin këtë reformë si një hap për t’i bërë gjyqtarët dhe prokurorët më të pavarur nga ndikimet politike dhe për ta bërë sistemin e drejtësisë në tërësi më efikas. E djathta italiane pretendon prej dekadash se pjesë të mëdha të drejtësisë mbajnë anën e së majtës.

Itali Romë 2026 | Kundërshtarë të reformës së drejtësisë
Opozita italiane e akuzon Melonin se me referendumin synonte të rrisë ndikimin e saj mbi sistemin gjyqësorFotografi: Marco Di Gianvito/ZUMA/IMAGO

Kundërshtarët, kryesisht opozita italiane, paralajmëroi për një ndërhyrje në pavarësinë e drejtësisë. Ata e akuzuan Melonin se synonte të rrisë ndikimin e saj mbi sistemin gjyqësor.

Sipas tyre sidomos prokuroria mund të bëhej pre e ndikimit politik, ndërsa problemet strukturore si zgjatja e proceseve gjyqësore dhe mbipopullimi i burgjeve do të mbeteshin të pazgjidhura.

Humbje e rëndë për Melonin

Për Melonin rezultati është një humbje e rëndë dhe kjo vetëm një vit e gjysmë para zgjedhjeve të rregullta parlamentare. Referendumi konsiderohej gjithashtu si një test  për zgjedhjet e planifikuara për vjeshtën e vitit 2027.

Këtë e nënvizon edhe profesori i së drejtës kushtetuese, Nicola Lupo, nga Universiteti Luiss në Romë. Sipas Lupos, referendumi shihej nga italianët i lidhur ngushtë me Melonin dhe qeverinë e saj. Prandaj, “Jo”-ja në referendum është më shumë se një refuzim i reformës së drejtësisë.

Megjithatë aktualisht Meloni dhe partia e saj, Fratelli d’Italia, vazhdojnë të jenë shumë përpara të gjitha partive të tjera në sondazhe. Pjesëmarrja në votime ishte shumë e lartë për një referendum, rreth 58 për qind, ndërsa të drejtën e votës e kishin mbi 46 milionë qytetarë./DW

Previous Post

Rritja e çmimit të karburanteve dhe ndikimi në Shqipëri, analiza e BIRN: Sa mund të na kushtojë kriza e naftës?

Next Post

Administrata pushon, gjoba punon; Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit

Next Post
Administrata pushon, gjoba punon; Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit

Administrata pushon, gjoba punon; Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Denoncimi/ Eltar Deda, drejtori i Albpetrol pastron paratë me rrjet fast-foodesh?!

Denoncimi/ Eltar Deda, drejtori i Albpetrol pastron paratë me rrjet fast-foodesh?!

March 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

October 29, 2026
Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

October 29, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al