Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Vlorë- Kotë.
Mësohet se veç dy drejtuesve të makinacve që u përfshinë në aksident, ka ndërruar jetë edhe personi i tretë, i cili ndodhej në gjendje të rëndë. Ky i fundit ishte pasagjer në një prej automjeteve të aksidentuara.
Ne aksident u përfshinë një ”Benz” me targa FR4044C AA i cili drejtohej nga nje 30-vjeçar dhe automjeti tip “Ford” me targa AB309FL.
Dy drejtuesit e automjeteve ndërruan jetë në vendin e ngjarjes.








