Friday, October 30, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Shpërthim i fuqishëm në Romë/ Shemben dy ndërtesa, raportohet për të plagosur dhe njerëz nën rrënoja

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in BOTË
0
Shpërthim i fuqishëm në Romë/ Shemben dy ndërtesa, raportohet për të plagosur dhe njerëz nën rrënoja
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një shpërthim i fortë ka tronditur kryeqytetin italian, duke shkaktuar shembjen e dy pallateve dhe plagosjen e të paktën dy personave, në një ngjarje të rëndë që ndodhi mesditën e së dielës.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:00 në zonën Piana del Sole, në jugperëndim të Romës, mes rrugëve Via Tavagnasco dhe Via Castellinaldo. Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një bombol gazi GPL, megjithëse shkaqet e sakta ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka sjellë shembjen e plotë të dy pallateve, ndërsa disa të tjera përreth kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Nga pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet struktura e shkatërruar e një ndërtese, ndërsa mbetjet kanë dëmtuar edhe automjete dhe kanë thyer xhamat e banesave pranë.

Raportohet se të paktën katër deri në pesë ndërtesa të tjera kanë pësuar dëme nga të lehta deri në të rënda.

Deri më tani janë konfirmuar dy persona të plagosur rëndë, të dy në moshë të thyer. Ata janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë dërguar me urgjencë në spital në gjendje kritike.

“Pashë një grua të shtrirë në tokë duke u dridhur”, ka rrëfyer një dëshmitare nga vendngjarja.

Ndërkohë, ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për persona të tjerë që mund të kenë mbetur nën rrënoja, pasi ndërtesat rezultonin të banuara në momentin e shpërthimit.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit, ambulancat e shërbimit 118, policia dhe karabinierët. Në operacion janë angazhuar edhe njësi speciale për kërkim-shpëtim, përfshirë ekipet me qen të trajnuar për gjetjen e personave nën rrënoja.

Autoritetet bëjnë me dije se shpërthimi ka shkatërruar pothuajse të gjitha muret e ndërtesave, ndërsa forca e tij është ndjerë në të gjithë zonën përreth.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi shkaqet e shpërthimit, ndërsa pista kryesore mbetet ajo e një bombole gazi që mund të ketë shpërthyer brenda një prej banesave.

 

Previous Post

Shembja e rrugës në Librazhd u harrua, gërryerja e Shkumbinit vazhdon pa kontroll

Next Post

Si u bë Sabah Nuzi vrasës, roli i Kolaverajve dhe Aurel Hoxhës

Next Post
Si u bë Sabah Nuzi vrasës, roli i Kolaverajve dhe Aurel Hoxhës

Si u bë Sabah Nuzi vrasës, roli i Kolaverajve dhe Aurel Hoxhës

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Begaj dekreton 9 majin 2027 si datën e zgjedhjeve vendore në Shqipëri

Begaj dekreton 9 majin 2027 si datën e zgjedhjeve vendore në Shqipëri

October 30, 2026
Çështja Balluku, SPAK merr të pandehur pesë biznesmenë të njohur të ndërtimit për tenderat publikë

Çështja Balluku, SPAK merr të pandehur pesë biznesmenë të njohur të ndërtimit për tenderat publikë

October 30, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al