Thursday, October 29, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zjarret në rritje, parandalimi mbetet i dobët, mbi 10,500 raste në 2025, piku në korrik

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Zjarret në rritje, parandalimi mbetet i dobët, mbi 10,500 raste në 2025, piku në korrik
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Viti 2025 konfirmoi një përkeqësim të situatës së zjarreve në Shqipëri, pavarësisht rritjes së ndjeshme të inspektimeve dhe ndërhyrjeve nga strukturat zjarrfikëse. Të dhënat e raportit vjetor të Ministrisë së Brendshme tregojnë se aktiviteti operacional është intensifikuar, por efekti parandalues mbetet i kufizuar.

Numri total i zjarreve arriti në 10,532 raste në vitin 2025, duke shënuar një rritje prej 306 rastesh krahasuar me vitin 2024 (10,226 raste). Kulmi i krizës u regjistrua në muajin korrik, me 2,097 vatra zjarri, ndërsa niveli më i ulët u shënua në nëntor me vetëm 350 raste. Kjo shpërndarje tregon një sezon veror shumë më agresiv dhe të zgjatur, të ndikuar nga temperaturat ekstreme dhe thatësira.

Edhe pse të dhënat e MZSH-së raportojnë 1,871 ndërhyrje shpëtimi gjatë vitit dhe një rritje të përgjithshme të angazhimit operacional, këto shifra reflektojnë më shumë reagim ndaj krizës sesa kontroll të saj. Vetë raporti pranon se rritja e ndërhyrjeve tregon një ngarkesë më të lartë mbi kapacitetet ekzistuese, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi gatishmërinë strukturore dhe burimet në dispozicion.

Në aspektin e parandalimit, situata është edhe më kontradiktore. Numri i inspektimeve u rrit ndjeshëm në 4,696 në vitin 2025, nga 3,890 një vit më parë (+806 inspektime). Megjithatë, kjo rritje nuk është reflektuar në ulje të zjarreve. Përkundrazi, rastet kanë ka vijuar të rriten, duke treguar se inspektimet ose nuk janë të targetuara drejt zonave me risk të lartë, ose nuk shoqërohen me masa efektive ndëshkuese dhe parandaluese.

Një tjetër element shqetësues është intensiteti i sezonit të zjarreve. Ndryshe nga viti 2024, ku sipërfaqet e djegura ishin më të mëdha, në vitin 2025 vihet re një ritëm më i shpejtë i përhapjes së zjarreve dhe një frekuencë më e lartë ndërhyrjesh, sidomos gjatë verës. Kjo sugjeron një kombinim të faktorëve klimatikë (valë të nxehti dhe thatësirë) me dobësi në menaxhimin e riskut në terren.

Të dhënat e raportit nxjerrin në pah një problem strukturor: sistemi mbetet reaktiv dhe jo parandalues. Rritja e inspektimeve dhe ndërhyrjeve nuk ka arritur të ndalë trendin në rritje të zjarreve, duke treguar se politikat aktuale nuk po adresojnë shkaqet reale të fenomenit.

Në mungesë të një riorientimi strategjik me fokus në menaxhimin e riskut, monitorimin e zonave kritike dhe forcimin e kapaciteteve lokale, Shqipëria rrezikon të përballet me sezone zjarresh gjithnjë e më intensive, ku shifrat rriten çdo vit, ndërsa efektiviteti i parandalimit mbetet në vendnumëro./ekofin.al

Previous Post

Operacion antidrogë në Itali, goditet grupi shqiptar i trafikut të kokainës, 2 në pranga

Next Post

Mafia shqiptare shtrin ‘tentakulat’ edhe ne Peru, kapet ‘koka’ e trafikut të kokainës

Next Post
Mafia shqiptare shtrin ‘tentakulat’ edhe ne Peru, kapet ‘koka’ e trafikut të kokainës

Mafia shqiptare shtrin 'tentakulat' edhe ne Peru, kapet ‘koka’ e trafikut të kokainës

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen tre persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen tre persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

October 23, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tarot për nëntorin, zbuloni çfarë parashikojnë letrat për secilën shenjë të horoskopit

October 28, 2026
Serbi, kërkohet marrja në pyetje e Vuçiçit për tragjedinë në Novi Sad, akuza për prapavijë politike

Serbi, kërkohet marrja në pyetje e Vuçiçit për tragjedinë në Novi Sad, akuza për prapavijë politike

October 28, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al