Thursday, October 29, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shfaqet afta epizootike në Greqi/ Shqipëria ndalon importin e kafshëve, sëmundja nuk ka kurë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Shfaqet afta epizootike në Greqi/ Shqipëria ndalon importin e kafshëve, sëmundja nuk ka kurë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shfaqja e sëmundjes së aftës epizootike në Greqi, ka bërë që Shqipëria të ndalojë  importin dhe tranzitimin e kafshëve nga  ky shtet. Afta epizootike cilësohet si një nga sëmundjet më të rrezikshme të blegtorisë sepse ky virus nuk kurohet. Kafshët e infektuara asgjesohen, sepse ky infekesion përhapet në mënyrë të shpejtë tek lopët, delet, dhitë dhe derrat.

“Është një nga sëmundjet më të rënda  që ka hasur blegtoria. Nuk mjekohet afta epizootike sepse kur bëhet kafsha me shenja klinika ka mbaruar gjithçka. E rëndësishme është të parandalohet”, u shpreh mjeku veteriner, Prof.Dr.Vangjel Ceroni.

Edhe pse afta epizootike ndodhet jashtë kufijve tanë, blegtoria shqiptare është tepër e rrezikuar, sepse infeksioni transmetohet nga njerëzit dhe kafshët.

“Por distanca në vendin tonë nuk është hiç gjë, sepse viruset e aftës  epizootike kanë aftësi të hapen shumë shpejt në natyrë.  Në zonat bregdetare ku nuk ka pengesa shpejtësia e aftës epizotike shkon 30-50 km në ditë”, u shpreh mjeku veteriner.

Afta epizotike nuk rrezikon jetën e njeriut. Nga ana tjetër për kafshët ajo është tepër agresive sepse brenda një periudhe kohe shumë të shkurtër afta epizotike ka fuqi të asgjësojë kafshët e fermës.

“Sekreti i kësaj sëmundje është karantimi, parandalimi vigjilenca që nis që ka fermeri e deri tek shërbimi veterinar që është në ballë të kësaj lufte”, tha Ceroni.

Me urdhër të ministrit të bujqësisë pjesë e listës së ndalimit të produkteve me origjinë shtazore bëjnë pjesë edhe produktet e mishit të pa trajtuar termikisht, qumështi jashtë standardeve të sigurisë, importi i ledhit dhe i lëkurës së kafshëve. Gjithashtu është e ndaluar tregtia e materialeve biologjike të dythundrakëve.

“Por afta epizotike e di ku dallohet. Dallohet sepse në të njëjtën kohë preket lopë, dhi, dele, derra, dallohet sepse nuk prek vetëm një  fermë , komunë apo  fshat, por ajo  prek zona të tëra”, tha ai.

Kjo sëmundje për herë të parë në Shqipëri është përhapur në vitin 1996 në zonën e Korçës dhe Pogradecit, në ato vite prej aftës epizotike u asgjësuan 20 mijë krerë bagëti dy thundrakë. /Top Channel

Previous Post

Garë për drejtuesit e QSUT/ Nëntë shërbime me shefa të rinj, zbardhen kandidatët te “Nënë Tereza”

Next Post

Operacion antidrogë në Itali, goditet grupi shqiptar i trafikut të kokainës, 2 në pranga

Next Post
Operacion antidrogë në Itali, goditet grupi shqiptar i trafikut të kokainës, 2 në pranga

Operacion antidrogë në Itali, goditet grupi shqiptar i trafikut të kokainës, 2 në pranga

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen tre persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen tre persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

October 23, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tarot për nëntorin, zbuloni çfarë parashikojnë letrat për secilën shenjë të horoskopit

October 28, 2026
Serbi, kërkohet marrja në pyetje e Vuçiçit për tragjedinë në Novi Sad, akuza për prapavijë politike

Serbi, kërkohet marrja në pyetje e Vuçiçit për tragjedinë në Novi Sad, akuza për prapavijë politike

October 28, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al