Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tabaku nga Bundestagu: Qeveria po mban peng procesin e integrimit në BE

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Tabaku nga Bundestagu: Qeveria po mban peng procesin e integrimit në BE
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një video nga ambientet e Bundestagut gjerman, ku prezanton një seri takimesh me deputetë dhe zyrtarë të lartë gjermanë, të fokusuar në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Në një moment kyç për vendin në rrugën drejt Bashkimit Europian, Tabaku thekson se Gjermania mbetet një nga mbështetësit kryesorë të këtij procesi, por njëkohësisht kërkon standarde të qarta, zbatim real të ligjeve dhe rezultate konkrete në praktikë, jo thjesht miratim formal në letër.

Sipas saj, integrimi europian është i vetmi proces transformues që mund të ndryshojë rrënjësisht Shqipërinë dhe të garantojë ndërtimin e një shteti funksional dhe demokratik.

Në këtë kuadër, ajo nënvizon rolin e opozitës si garantuese e standardeve europiane, duke theksuar se angazhimi i saj nuk është për interesa politike afatshkurtra, por për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve shqiptarë.

“Gjermania kërkon standarde, zbatimin e ligjeve dhe jo vetëm miratimin e tyre. Kërkon rezultate jo në letër por edhe në praktikë. Nuk ka asnjë proces tjetër shtetformues që mund ta ndryshojë Shqipërinë përveç integrimit. Opozita është këtu për t’u kujdesur që standartet evropiane janë pjesë e punës së përditshme të Shqipërisë dhe jo retorikë politike.”, theksoi ai.

Tabaku shprehet se shqiptarët presin sot një proces integrimi me rezultate të prekshme, ndërsa paralajmëron se pengesat ndaj këtij procesi lidhen drejtpërdrejt me mungesën e vullnetit politik nga ana e mazhorancës për të zbatuar reformat e nevojshme.

Ajo thekson se ka ardhur koha që Shqipëria të kalojë nga retorika në veprim konkret, duke lënë pas qasjet e vjetra dhe duke përqafuar standardet europiane si pjesë të përditshme të qeverisjes.

“Bllokimi i këtij procesi, retorika politike e cila nuk ndihmon dhe nuk zbaton standartet e BE është e vjetër, e shkuar. Kanë kaluar 12 vite të gjata dhe Shqipëria sot duhet të realizojë reformat që e ndryshojnë. Nëse ky proces është marrë peng fatkeqësisht kjo vjen nga mungesa e vullnetit politik nga ana e maxhorancës”, shtoi ajo.

Previous Post

Meloni ul taksat për karburantet, Rama rrit çmimin/ Dy modele, një faturë për qytetarët

Next Post

40 bashki të përfshira në hetimet e SPAK-ut! Tenderat që fundosin pushtetin lokal

Next Post
40 bashki të përfshira në hetimet e SPAK-ut! Tenderat që fundosin pushtetin lokal

40 bashki të përfshira në hetimet e SPAK-ut! Tenderat që fundosin pushtetin lokal

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al