Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kritikat për editorialin me Vuçiç, Rama: Nuk ka ‘dorëheqje’ nga anëtarësimi në BE

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Kritikat për editorialin me Vuçiç, Rama: Nuk ka ‘dorëheqje’ nga anëtarësimi në BE
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama, në konferencën me gazetarët, u pyet edhe për editorialin me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin pa të drejtë vetoje në Union, dhe për të cilin është përballur me kritika.

Sipas tij, nuk ka të bëjë për heqjen dorë nga anëtarësimi në BE, sikurse ka akuzuar PD, të cilën e cilësoi si shoqata e molotovarëve.

Ai ironizoi edhe faktin se demokratët i janë referuar deklaratave të gjermanëve, të cilët kanë qenë mjaft kritikë ndaj qeverisë për çështjen e korrupsionit dhe mbrojtjen politike ndaj Belinda Ballukut.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Është për të ardhur keq por mua nuk më vjen keq për shoqatën e molotovarëve që e quani PD, se janë në botë tjetër, nuk kanë lidhje fare me botën e sotme të marrëdhënieve ndërkombëtare të punës për t’u anëtarësuar në BE, por një gjë është e sigurt se kam qenë zëri i parë, jo sot por ka disa vite, që është ngritur për një qasje ndryshe ndaj anëtarësimit.

Nuk kam thënë ndonjëherë, dhe as editoriali i mallkuar, nuk po u vë emër atyre që në Kosovë e Shqipëri e kanë mallkuar, nuk thotë askund dorëheqjen nga anëtarësimi në BE. Përkundrazi. Kjo është temë që kërkon pak thellim për të kuptuar se çfarë flasim.

Kam thënë se BE vendet anëtarë, disa nga ato nuk e kanë kapacitetin për të përballojnë momentin e fundit. Për të dalë përpara popujve të tyre dhe për të thënë se po marrim edhe një tjetër në familjen tonë nëse nuk kanë mundësi që ta argumentojnë për disa opinione që janë ndaj zgjerimit. Ajo që mund të ndodhë është se të gjitha gjërat të bëhen gati, kanë qenë gjithmonë me këtë vështirësi, mund të mos e gjejnë këtë kapacitet. Që dmth se procesi mund të ngelet peng.

Plus që dinamika e BE është e paparashikueshme për shkak të dinamikave të brendshme politike. Në 2027 ka zgjedhje në Francë, që është vend kyç. Franca e ratifikon anëtarësimin e një vendi të ri anëtar në BE me 2/3 e parlamentit, ose me referendum popullor.

Franca ndodhet në kushtet që nuk bën dot qeveri të shumicës, plus që nuk dihet se çfarë qasje do të ketë presidenti apo presidentja kur të zgjidhet. Për të mos pritur që gjërat të bëhen fakt dhe më pas të mbetesh por për të punuar në këtë drejtim. Kur flisja për këtë, askush nuk e përkrahte, sot janë jo pak që e shohin me interes këtë qasje.

Sa i përket dëgjesës së molotovarëve, meqë kanë filluar të flasin në emër të Berlinit, le të shkojnë të flasin atje dhe të pyesin ore ia vlen të luftojmë për këtë punë apo ta mbyllin gojën se jemi komplet jashtë loje. Unë e di se çfarë do iu thonë.

 

Previous Post

BIRN: Misteri i “armës zanore” mbetet ende i pazgjidhur një vit pas panikut në protestën në Serbi

Next Post

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

Next Post
Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

November 7, 2026
U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit

U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al