Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK godet grupin e kanabisit, vulosen dënimet për 5 të pandehurit (EMRAT)

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
SPAK godet grupin e kanabisit, vulosen dënimet për 5 të pandehurit (EMRAT)
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për pesë anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal të akuzuar për kultivim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Çështja u dërgua për gjykim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në kuadër të procedimit penal nr. 161 të vitit 2024.

Në përfundim të gjykimit, i cili u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar, trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca vendosi shpalljen fajtor të pesë të pandehurve: Arben Shpati, Pavlin Shpati, Aleksandër Rrasa, Jeton Kacoli dhe Kristjan Plepaj.

Sipas vendimit të gjykatës, Arben Shpati u dënua fillimisht me 13 vite burg për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me 1/3 dhe ai u dënua përfundimisht me 8 vite e 8 muaj burg.

Pavlin Shpati u dënua fillimisht me 10 vite e 6 muaj burg, por pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar u caktua 7 vite burg.

Ndërsa Aleksandër Rrasa, Jeton Kacoli dhe Kristjan Plepaj u dënuan secili me nga 12 vite burg, të cilat pas uljes me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar u konvertuan në nga 8 vite burg secili.

Gjykata vendosi që të gjithë të dënuarit ta vuajnë dënimin në burg të sigurisë së lartë. Ndërkohë, provat materiale të sekuestruara do të mbahen në ruajtje për llogari të procedimeve të ndara.

Njoftimi i plote

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

“Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 161, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Aleksandër Rrasa, Kristian Plepaj, Pavlin Shpati, Jeton Kacoli dhe Arben Shpati”.2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 23, datë 12.03.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Shpati për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Shpati për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Shpati për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formë të pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Arben Shpati dënohet me një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Arben Shpati me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.  Vuajta e dënimit për të pandehurin Arben Shpati të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Pavlin Shpati për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Pavlin Shpati për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Pavlin Shpati për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Pavlin Shpati dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Pavlin Shpati me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.

Vuajta e dënimit për të pandehurin Pavlin Shpati të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë 3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleksandër Rrasa për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleksandër Rrasa për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleksandër Rrasa për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Aleksandër Rrasa dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Aleksandër Rrasa me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet.  Vuajta e dënimit për të pandehurin Aleksandër Rrasa të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë. 4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jeton Kacoli për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal e parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të të këtyre dispozitave dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jeton Kacoli për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jeton Kacoli për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Jeton Kacoli dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.  Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Jeton Kacoli me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.  Vuajta e dënimit për të pandehurin Jeton Kacoli të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristjan Plepaj për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të të këtyre dispozitave dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.  Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristjan Plepaj për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.  Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristjan Plepaj për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

 Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Jeton Kacoli dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.  Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Kristjan Plepaj me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.  Vuajta e dënimit për të pandehurin Kristjan Plepaj të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

6. Provat materiale të sekuestruara për llogari të këtij procedimi penal në zbatim të nenit 190 të K.Pr.Penale të mbahen në ruajtje për llogari të procedimeve të ndara.

7. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare. 8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit

Previous Post

Dyshohet për tre vepra penale, Gjesti del sot para gjykatës

Next Post

Vangjel Tavo në SPAK?! Ja skandali me tenderin e para pak ditësh, skualifikohet oferta më e ulët. 3 mln euro për plehrat

Next Post
Vangjel Tavo në SPAK?! Ja skandali me tenderin e para pak ditësh, skualifikohet oferta më e ulët. 3 mln euro për plehrat

Vangjel Tavo në SPAK?! Ja skandali me tenderin e para pak ditësh, skualifikohet oferta më e ulët. 3 mln euro për plehrat

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al