Thursday, July 23, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Resorte me 5 yje, por pa ujë/ Turizmi “elitar” i Ramës me mungesë infrastrukture

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Resorte me 5 yje, por pa ujë/ Turizmi “elitar” i Ramës me mungesë infrastrukture
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 2013, një studim i kryer nga gjermanët për zhvillimin e turizmit në bregdetin jugor të Shqipërisë, evidentoi dy probleme kryesore. Rrugën e gjatë nga aeroporti i Tiranës dhe mungesën e garancisë për furnizim me ujë.

Ndërsa problemi i parë është lehtësuar ndjeshëm me investimet në infrastrukturën rrugore, paralajmërimi i dytë u materializua plotësisht. Sot turizmi në Jug po përballet me një realitet asgjësues; mungesën totale të ujit të pijshëm.

Specialistët pohojnë se e vetmja zgjidhje e qendrueshme për të furnizuar zonat bregdetare matanë Llogarasë është ujësjellësi i Tragjasit. Aktualisht ky burim është një pasuri ujore që, në pjesën më të madhe, derdhet pa asnjë dobi në det. Por pavarësisht kësaj, projekti për të furnizuar bregdetin e jugut me ujin e Tragjasit ka ngecur për shkak se kundërshtohet nga banorët e këtij fshati.

Historiku

Projekti për furnizimin me ujë të bregdetit jugor nga burimi i Tragjasit nisi me një kërkesë për investim nga Bashkia e Himarës. Kujtim Muço, Inxhinier Hidroteknik, sqaron rrugëtimin e këtij investimi:

“Ky projekt ka iniciuar me një kërkesë për investim nga bashkia Himarë dhe më pas ka kaluar të gjitha hallkat ligjore ashtu si çdo projekt tjetër deri në investim. Pra është miratuar nga Këshilli Teknik, është pajisur me leje mjedisore nga AKM-ja, ka marrë miratimin nga oponenca e shërbimit gjeologjik shqiptar, është miratuar leja e ujit nga Këshilli i Basenit Lumor Vjosë. Gjithashtu në fund është pajisur me leje ndërtimi dhe ka filluar investimi i cili është financuar nga AKUK. Momentalisht është kolauduar loti i parë, loti i dytë është në proces për kolaudim, ndërkohë që loti i tretë është i pezulluar, siç e dimë, për shkak të ankesave nga banorët e Tragjasit.”

Të trembur se marrja e burimit do të lërë fshatin e tyre pa ujë, banorët e Tragjasit kanë protestuar fuqishëm kundër projektit. Por ndryshe nga frika e tyre, shifrat gjelogjike tregojnë një realitet tjetër. Atë se burimi është i pashtershëm dhe ka ujë për të furnizuar plotësisht fshatin dhe bregdetin jugor. Arianit Gelaj, Specialist në AKUK, jep detajet teknike që vërtetojnë bollëkun e ujit:

“Burimi është një burim tektoniko-karstik ngjitës dhe bën pjesë në akuiferin karbonatik të Tragjasit, i cili është si zonë ushqimi ka të përbashkët me Ujin e Ftohtë Vlorë. Domethënë është i njëjti akuifer karstik. Ky burim ka pasur të dhëna të hershme të cilat i kanë pasqyruar edhe në studim. Të dhënat kanë qenë nga 700 litra deri në 3,300 litra në sekondë. Mbi bazën e të dhënave të shërbimit gjeologjik, prurja minimale e këtij burimi ka rezultuar 497 litra/sekondë.”

Më tej, Gelaj thekson se projektimi është bërë me vizion afatgjatë: Ujësjellësi për furnizimin me ujë të zonave Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi është parashikuar të marrë 290 litra ujë në sekondë.

“Projekti do të zhvillohet për një periudhë 25-vjeçare, dhe sasinë prej 290 litrash në sekondë do ta ketë pas 25 viteve. Sot sasia duhet të jetë shumë herë më e vogël… Leja nga agjencia e menaxhimit të burimeve ujore është marrë për 290 litra, por është llogaritur të lihet një rrjedhje ekologjike prej 186 litrash,” shpjegon ai.

Paradoksi i Dhimbshëm: Bollëku i Malit dhe Etja e Bregut

Në Tragjas, uji nuk është problem. Banorët nuk vuajnë për ujë të pijshëm. Shumica e banorëve kanë puse, ndërkohë që burimet ujore kanë prurje të bollshme. Nga ana tjetër, vetëm pak kilometra më tej, në Dhërmi e Palasë, mungesa e ujit po kthehet në një krizë humanitare dhe ekonomike.

Një banor i Dhërmiut shpjegon vështirësitë ekstreme: “Jam që të enjten pa ujë, jo vetëm unë por i gjithë fshati. Po s’erdhi nga Tragjasi dhe po s’u vu dorë në rregullim, kështu do jetë gjithmonë.”

Bllokimi i Lotit të Tretë të ujësjellësit mban peng jo vetëm mirëqenien e mijëra banorëve të Dhërmiut, Palasës dhe Radhimës, por edhe imazhin e Shqipërisë si një destinacion turistik serioz.

Kur të dhënat teknike tregojnë se uji derdhet kot në det dhe se sasia e marrë nuk dëmton ekosistemin, kundërshtimi humb sensin e logjikës. Në fund, qeveria dhe institucionet kanë vetëm një zgjidhje. Ose të ulen dhe të garantojnë banorët e Tragjasit se ujësjellësi i ri nuk do të cënojë furnizimin e tyre të përditshëm, ose të shkatërrojnë përfundimisht turizmin në Jug.

Dhe kjo është një zgjidhje, e cila nuk pret shumë. Sezoni i ri turistik po afron sërish. Dhe perla e turizmit shqiptar, siç e cilëson vetë qeveria bregdetin e Jugut, është sërish pa ujë dhe pa kanalizimet.

Por turizëm pa ujë nuk mund të ketë. Aq më tepër, turizëm elitar. /Kapitali.al

Previous Post

Vodhi pjesë këmbimi me vlerë 8 mijë euro në një servis, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Next Post

U shpenzuan 1.2 mln euro/ Tjetër skandal, shembet brenda vitit Unaza e Burrelit

Next Post
U shpenzuan 1.2 mln euro/ Tjetër skandal, shembet brenda vitit Unaza e Burrelit

U shpenzuan 1.2 mln euro/ Tjetër skandal, shembet brenda vitit Unaza e Burrelit

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksidenti me dy viktima në Tiranë, ja ku po fokusohen hetimet

Aksidenti me dy viktima në Tiranë, ja ku po fokusohen hetimet

July 23, 2026
Gaz lotsjellës dhe piper, 17 persona përfundojnë në spital

Gaz lotsjellës dhe piper, 17 persona përfundojnë në spital

July 23, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al