Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kosova ndërton me standarde evropiane, Shqipëria përballet me dështime të përsëritura

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kosova ndërton me standarde evropiane, Shqipëria përballet me dështime të përsëritura
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Inxhinieri dhe eksperti mjedisor Abdulla Diku ka sjellë një shembull reth mënyrës se si janë ndërtuar rrugët në Kosovë duke vënë në dukje diferencat e mëdha në vizionin inxhinierik dhe menaxhimin e projekteve infrastrukturore me Shqipërinë e cila po përballet me një krizë të vërtetë.

Shembulli i autostradës Prishtinë-Shkup, e njohur si “Arbën Xhaferi”, është një rast studimi që tregon se si Kosova ka zgjedhur një zgjidhje moderne dhe afatgjatë, ndërsa Shqipëria mbetet tek ndërhyrjet e përkohshme.

Sipas Inxhinierit në Grykën e Kaçanikut, mbi lumin Lepenc, u ndërtua një varg viaduktesh prej afro 6 kilometrash, duke e “ngritur” autostradën në ajër.

Kjo zgjidhje shmangu copëtimin e malit dhe ruajti stabilitetin e shpateve. Ndikimi mjedisor mbi lumin ishte minimal, duke treguar kujdes për ekuilibrin natyror.

Autostrada u projektua me kthesa të buta dhe pjerrësi të kontrolluar, duke ofruar standarde të mirëfillta evropiane.

Ndërkohë nga ana tjetër Shqipëria përballet shpesh me rrëshqitje dhe bllokime të segmenteve rrugore, si rasti i fundit në aksin Librazhd–Pogradec.

Projektet nuk parashikojnë rreziqet gjeologjike, duke sjellë ndërprerje të qarkullimit dhe izolim të komunitetevem një kontrast i thellë me çfarë ndodh në Kosovë.

Postimi:

Në grykën e famshme të Kaçanikut, mbi lumin Lepenc është ndërtuar një ndër urat më të gjata në rajon, pjesë e autostradës Prishtinë-Shkup.

Terreni i ashpër, i pjerrët dhe lugina e ngushtë, nuk garantonin aspak hapësirë për ndërtim autostrade aty. Në vend që të coptohej mali dhe të rrezikohej stabiliteti i shpateve, inxhinierët bënë një zgjidhje më të zgjuar: ta “ngrenë” autostradën në ajër.

Kështu u ngrit ura – një varg i gjatë viaduktesh prej afro 6000 metra, që qëndrojnë mbi kolona të larta betoni, duke kaluar mbi lumin, mbi shpatet e paqëndrueshme dhe mbi gjithë pengesat natyrore të zonës. Po ashtu, ndikimi mjedisor i ndërtimit mbi lum ishte minimal. Në këtë mënyrë, autostrada shmang rrezikun e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve, duke mbetur e sigurt dhe funksionale në çdo kohë.

Por nuk ishte vetëm çështje sigurie. Autostrada kërkon një rrugë të drejtë, me kthesa të buta dhe pjerrësi të kontrolluar, diçka që terreni i Kaçanikut nuk e ofronte natyrshëm. Duke e ndërtuar në ajër, u bë e mundur krijimi i një rruge moderne, të shpejtë dhe të qetë për udhëtarët.

Edhe pse ndërtimi i saj ishte i kushtueshëm, kjo zgjidhje shmang ndërhyrje të mëdha në natyrë dhe ul kostot e mirëmbajtjes në të ardhmen. Në fund, ura nuk është vetëm një vepër infrastrukturore, por një shembull se si inxhinieria mund të bashkëjetojë me natyrën, duke mos e sfiduar atë, por duke gjetur mënyrën për ta kapërcyer me mençuri.

Lumi dhe mali nuk u cënuan, por “mirëpritën” urën në gjirin e tyre.

Sot kjo është rrugë me standarte të mirëfillta evropiane.

Kosto e ndërtimit?!

10 milion Euro për 1 km

Previous Post

300 hektarë me sera në Dimal nën ujë prej ditësh, fermerët: Jemi zhytur në borxhe dhe kredi

Next Post

Balla dënon thirrjet raciste ndaj K.F. Bashkimi 1947

Next Post
Balla dënon thirrjet raciste ndaj K.F. Bashkimi 1947

Balla dënon thirrjet raciste ndaj K.F. Bashkimi 1947

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Thirrjet për Ramën në bulevard: O pallosh, pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë!

Thirrjet për Ramën në bulevard: O pallosh, pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë!

November 7, 2026
“2500 €, tre gjoba”/ Protestuesit ironizojnë efektivët për shpërblimin e Ramës

“2500 €, tre gjoba”/ Protestuesit ironizojnë efektivët për shpërblimin e Ramës

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al