Sunday, September 13, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Një realitet, dy perceptime”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
“Një realitet, dy perceptime”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ka një gjë që institucionet publike e bëjnë me vetëbesim të admirueshëm: festojnë shifrat makro. Çdo raport i ri shoqërohet me fjalë si “rekord”, “rritje”, “performancë historike”.

Nëse do të gjykohej vetëm nga komunikimet zyrtare, do të dukej se ekonomia shqiptare është një histori suksesi që ecën pa pengesa, duke ia kaluar gjithë rajonit.

Edhe Investimet e Huaja Direkte nuk bëjnë përjashtim nga ky ritual optimizmi. Për 9-mujorin 2025, Investimet e Huaja Direkte arritën në 1.208 miliardë euro, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, me rritje 4.4% krahasuar me një vit më parë, një rekord historik, … në letër.

Por ekonomia nuk është vetëm një tabelë Excel dhe rritja nuk është gjithmonë sinonim i progresit. Mjafton të shohësh përbërjen e këtyre investimeve për të kuptuar se realiteti është më kompleks se narrativa zyrtare.

Një e treta e totalit, rreth 403 milionë euro, vjen nga pasuritë e paluajtshme, pra nga blerjet e apartamenteve nga të huajt. Kapital që hyn në vend, por nuk krijon industri, nuk rrit produktivitetin dhe nuk hap vende pune me vlerë të shtuar. Përkundrazi, krijon rreziqe të shtuara për spekulim dhe largim kapitali, sapo ndryshojnë kushtet.

Sektori i dytë me peshë në investimet e huaja, me 219 milionë euro, janë aktivitetet financiare dhe të sigurimit, kryesisht rritje kapitali nga bankat, të diktuara nga kërkesat rregullatore.

Industria nxjerrëse, e treta në radhë, me 134 milionë euro, mbetet e lidhur me shfrytëzimin e burimeve natyrore, pra pa kontribut në vlerën e shtuar. Pra, kemi rritje si rrjedhojë shfrytëzimi burimesh, por jo domosdoshmërisht zhvillim strukturor të qëndrueshëm.

Dhe këtu nis perceptimi i dytë, ai i investitorëve.

Mesazhi që vjen nga “Libri i bardhë 2025–2029” i Shoqatës së Investitorëve të Huaj (FIAA) është më pak festiv. Kryetari i FIAA, Balazs Revesz, e përmbledh qartë: rreziku rregullator është një taksë e padukshme dhe Shqipëria jo vetëm po humbet investimet e reja në favor të rajonit, por rrezikon edhe mungesën e zgjerimit nga investitorët ekzistues.

Ky është një alarm që nuk shfaqet në grafikët e rritjes. Korrupsioni, informaliteti, pasiguria ligjore, ndryshimet e shpeshta fiskale dhe zvarritjet në gjyqësor mbeten pengesa të vazhdueshme. Mesazhi është edhe më i fortë: problemi nuk është vetëm tërheqja e investitorëve të rinj, por fakti që ata të cilët janë tashmë në vend nuk po zgjerohen.

Dhe ky është ndoshta sinjali më shqetësues për një ekonomi që synon rritje afatgjatë dhe konvergim me BE-në.

Një investitor që nuk zgjeron aktivitetin është një sinjal i heshtur mosbesimi. Ai nuk largohet, por as nuk investon më shumë. Dhe kur zgjerimi zhvendoset në një vend tjetër të rajonit, avantazhi konkurrues nuk humbet në teori, humbet në praktikë, në vende pune, në eksport dhe në produktivitet, duke e çuar kapitalin diku tjetër.

Lista e shqetësimeve është e njohur: ndryshimet e shpeshta ligjore pa konsultim, vonesat në rimbursimin e TVSH-së, proceset gjyqësore që zgjasin me vite, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe një administratë që shpesh shihet si pengesë, jo si partner.

Pra, kemi dy perceptime paralele. Njëri, ai i shifrave makro që rriten. Tjetri, ai i investitorëve që kërkojnë stabilitet, parashikueshmëri dhe një klimë më konkurruese.

Shifrat janë të rëndësishme. Por cilësia dhe përmbajtja e tyre është vendimtare. 400 milionë euro të investuara në apartamente nuk janë të njëjta me 400 milionë euro në industri përpunuese apo teknologji.

Rritja e kapitalit bankar nuk është e njëjtë me hapjen e një fabrike eksportuese. Dhe shitja e burimeve natyrore nuk është e njëjtë me ndërtimin e një ekonomie me produktivitet të lartë.

Kapitali, në fakt, nuk ndjek deklaratat, por kushtet reale të tregut. Dhe në garën rajonale për investime, diferencën nuk e bëjnë konferencat për shtyp, por reformat që garantojnë stabilitet, drejtësi funksionale dhe një administratë që lehtëson biznesin. Mbi të gjitha, ekonomia duhet të ketë hapësirë për të gjithë, sepse ekonomia nuk bëhet me porosi.

Realiteti është një. Por perceptimet janë dy. Dhe tregu, në fund, vendos vetëm mbi njërin./ Monitor

 

Previous Post

Parashikimi i motit, i kthjellët dhe me vranësira të pakta

Next Post

Qytetarët të bllokuar, Rama shmang aksin e izoluar Prrenjas–Librazhd dhe shkon në Korçë me helikopter

Next Post
Qytetarët të bllokuar, Rama shmang aksin e izoluar Prrenjas–Librazhd dhe shkon në Korçë me helikopter

Qytetarët të bllokuar, Rama shmang aksin e izoluar Prrenjas–Librazhd dhe shkon në Korçë me helikopter

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

September 12, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al