Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Faturë e fryrë e rrugë fiktive? Dyshime për tenderin 1.3 milionë euro të Bashkisë së Tiranës në Yzberisht (foto)

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Faturë e fryrë e rrugë fiktive? Dyshime për tenderin 1.3 milionë euro të Bashkisë së Tiranës në Yzberisht (foto)
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Boldnews.al

Në Yzberisht, në periferinë e re urbane në perëndim të Tiranës, një rrugë është emërtuar “Panajot Pano”, në nder të legjendës së futbollit të Partizanit dhe Kombëtares Shqiptare.

Bashkia e kryeqytetit ka vendosur të shpenzojë rreth 1.3 milionë euro për ristrukturimin dhe rehabilitimin e kësaj rruge, si edhe të pesë rrugicave që lidhen në mënyrë integrake me atë.

Sipas Bashkisë, punimet për këto akse rrugore, në total rreth 760 metra linearë, “synojnë t’i shërbejë më shumë zonës, duke përqëndruar vëmendjen e shuimë aktiviteteve në këtë zonë dhe duke përmirësuar aksesueshmërinë në bllokun e pallateve të banimit”.

Megjithatë, një vëzhgim i kryer nga “Boldnews.al” në zonën, ku pritet të shpenzohen 1.3 milionë euro, tregon se pjesa më e madhe e rrugëve që do të rehabilitohen, në fakt janë sistemuar së fundmi nga procedura të tjera prokurimi të zhvilluara nga Bashkia e Tiranës.

Faturë e fryrë?

Në 11 Shkurt 2026, Bashkia e kryeqytetit shpalli tenderin me objekt “Rehabilitimi i rrugëve të bllokut që kufizohet nga rrugët “3 Dëshmorët” – “Kadri Roshi” dhe “Panajot Pano”, me fond limit 103.514.700 lekë të reja. Ofertat priten deri në datë 2 mars të këtij viti.

Në foto: Tenderi 1.3 mln euro për rrugët në Yzberisht

Projekti teknik është hartuar nga studio “A&E Engineering”, e drejtuar nga arkitektja Entela Çano, e marrë e pandehur pak javë më parë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për tendera të dyshimtë në bashkinë e Kolonjës.

Në projektin e porositur nga Bashkia e Tiranës, thuhet se “Gjatësia e segmentit rrugor është afërsisht 764 m. Rehabilitimi i rrugeve të bllokut që kufizohet nga rrugët “3 Deshmorët” – “Kadri Roshi” dhe “Panajot Pano” propozon rehabilitimin e 6 akseve rrugore, me të gjithë elementët e infrastrukturës rrugore. Është projektuar një aks kryesor, aksi 1, nëpërmjet të cilit lidhen dhe akset e tjera, përkatësisht aksi 2, 3, 4, 5 dhe 6.”

Në foto: Pjesë nga projekti i Bashkisë së Tiranës

“Boldnews.al” shqyrtoi dokumentat e procedurës dhe kreu një verifikim në terren. Nga të dhënat e përftuara konstatohen diferenca të konsiderueshme mes asaj që shfaqet problematike në letrat e procedurës dhe gjendjes reale të akseve rrugore.

Në vijim, është një krahasim vizual, mbi bazën e të cilit ngrihen dyshime se fatura financiare për këtë tender është e fryrë, në, më së paku, 50 përqind.

Aksi 1-Panajot Pano

Në dokumentat e tenderit, rruga kryesor që pritet të rehabilitohet, është aksi 1, rruga “Panajot Pano.

Në Raportin Teknik, të përgatitur nga “A&E Engineering”, thuhet: “Rruga ‘Panajot Pano’: ky segment fillon nga rruga “3 Dëshmorët” dhe përfundon në rrugën ‘Kadri Rroshi’. Ky segment ka një gjerësi 5 – 8m, është totalisht i pasistemuar (pa shtresa asfaltike, pa trotuare, pa rrjet inxhinierik, pa rrjet ndriçimi dhe gjelbërim).

Pra, referuar tekstit, kuptohet qartësisht se aksi “Panajot Pano” ka vetëm emërtimin rrugë, pasi nuk ka asnjë element që e bën atë “rrugë”.

Por, “Boldnews.al” konstatoi se aksi “Panajot Pano”, jo vetëm që është i sistemuar, por madje ai është shumë më i mirë se shumë rrugë të tjera në Tiranë. Trotuaret janë të gjera, ka rrugica për biçikleta, aksi rrugor lejon kalimin e dy automjeteve në kahe të kundërta dhe në të dy anët ka akses për parkim, ndërkohë që në të gjithë gjatësinë e tij ka gjelbërim.

Në vijim, shohim akset e tjera, të emërtuara 1, 2, 3, 4, 5, 6

Aksi 2, është rrugica e parë në projekt. Sipas projektit të Bashkisë, ky aks ka nevojë për ndërhyrje, për të rritur aksesueshmërinë e banorëve dhe bizneseve.

Në foto: Aksi 2 i projektit të Bashkisë së Tiranës

Në pamjet e fotografuara nga “Boldnews.al” konstatohet se ky aks është rrugë me një kalim, e asfaltuar dhe me trotuare të gjera për banorët. Me sy të lirë konstatohet se nuk ka asnjë lloj emergjence për ndërhyrje, madje është në kushte optimale, shumë më të mira se në shumë zona të tjera të Tiranës.

 

 

Aksi 3 i projektit të Bashkisë së Tiranës gjithashtu sugjerohet për ndërhyrje rehabilituese.

Në foto: Aksi 3 i projektit të Bashkisë së Tiranës

Në foton e realizuar nga “Boldnews.al” dallohet qartësisht se edhe ky aks nuk duket se ka nevojë për ndërhyrje të thelluar rehabilituese. Është një aks rrugor me një sens, ka trotuare, gjelbërim dhe poste parkimi në të gjithë gjatësinë e tij në të dy anët e rrugës.

Aksi 4 i projektit të Bashkisë së Tiranës dallohet qartësisht se ka nëvojë për ndërhyrje të thellë rehabilituese.

Në foto: Aksi 4 i projektit të Bashkisë së Tiranës

Aksi është tërësisht i paasfaltuar, trotuaret janë jo-funksionale. Megjithatë, zgjerimi dhe rehabilitimi i këtij aksi duhet parë në vijim se si do të zgjidhet nga ana teknike, pasi ai, në pjesën ballore, ka një hapësirë shumë të limituar, për shkak të afërsisë mes dy pallateve, të cilët ndahen nga njëri-tjetri nga vetëm 4-5 metra. Gjatësia e këtij aksi është rreth 70-80 metra linearë.

Aksi 5 i projektit të Bashkisë së Tiranës ka gjithashtu nevojë për ndërhyrje rehabilituese.

Në foto: Aksi 5 i projektit të Bashkisë së Tiranës

Edhe këtu dallohen se asfalti nuk ekziston, trotuaret janë jo-funksionale dhe parkimi i automjeteve është kaotik. Ndryshe nga aksi 4, ky aks mund të ketë zgjidhje të lehtë kalimi në të dy anët, pasi hapësira mes pallateve është e mjaftueshme për të kryer punime cilësore. Gjatësia e këtij aksi është maksimalisht 100 metra linearë.

Aksi 6 i projektit të Bashkisë së Tiranës është në gjendje shumë më të pranueshme se dy akset pararendës.

Në foto: Aksi 6 i projektit të Bashkisë së Tiranës

Në vend të asfaltit të shtruar ka pllaka asfaltike, të cilat krijojnë lirshmëri në lëvizjen e automjeteve. Ka një rrëmujë në mënyrën e parkimit (në dy senset e lëvizjes), ndërkohë që është me një sens lëvizjeje. Kjo është një problematikë që mund të zgjidhet me vendosjen e tabelave të qarkullimit. Megjithatë, mund të vlerësohet se ka nevojë për ndërhyrje rehabilituese. Gjatësia e këtij aksi është rreth 90 metra linearë.

Nga vëzhgimi në terren, duket se nga 6 akset e përfshira në rehabilitim, me një gjatësi totale prej 760 metra linearë, vetëm tre prej tyre, me gjatësi të përgjithshme rreth 300 metra linearë, kanë nevojë për ndërhyrje. Një situatë që ngre dyshime se fatura financiare prej 1.3 milionë euro, më së paku është dyfishuar.

Akse rrugore fiktive?

Vëzhgimi në terren nga “Boldnews.al” krijon dyshime se në tenderin 1.3 milionë euro të shpallur së fundmi nga Bashkia e Tiranës janë shtuar në mënyrë fiktive disa akse rrugore që nuk i përkasin zonës së projektuar, me qëllim fryrjen e faturës financiare.

E nisim me rrugën “Panajot Pano”, e cila, sipas projektit më të fundit të Bashkisë së kryeqytetit, përbën edhe pjesën më të madhe të investimit, pasi është rreth 300 metra linearë e gjatë.

Siç u konstatua më lart, rruga “Panajot Pano”, e emërtuar “Aksi 1”, është në gjendje optimale.

Në fakt, ky aks rrugor është rehabilituar në një tender të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës në dhjetor të vitit 2022.

Ky aks rrugor ka qenë pjesë e një procedure me vlerë 1.6 milionë euro dhe me objekt “Rikualifikimi urban i bllokut të kufizuar nga rrugët 3 Dëshmorët-Rexhep Shala- Joakim Persi”.

Në foto: Dokumentat e tenderit të vitit 2022

Fotoja më lart tregon rrugën “Panajot Pano” si pjesë e tenderit rehabilitues të vitit 2022. Edhe në atë procedurë, sipas një vëzhgimi të kryer në atë kohë nga redaksia, rezultonte se gjendja reale e atij aksi rrugor nuk ishte në atë situatë “katastrofike”.

Megjithatë, rruga “Panajot Pano” iu nënshtrua rehabilitimit dhe tashmë është sistemuar plotësisht.

I rikthehemi sërish tenderit të shpallur së fundmi. Në dokumentat e procedurës janë vendosur edhe disa fotot, me qëllim për të argumentuar nevojën rehabilituese.

Mes fotove, tërheq vëmendjen pamja e rrethuar në rreth të kuq më lart. Sipas projektit të Bashkisë së Tiranës, ky aks rrugor ka nevojë për ndërhyrje rehabilituese, në kuadër të tenderit Rehabilitimi i rrugëve të bllokut që kufizohet nga rrugët “3 Dëshmorët” – “Kadri Roshi” dhe “Panajot Pano”, të shpallur në shkurt 2026.

Në realitet, përfshirja e këtij aks rrugor duket se është fiktive, pasi (1) nuk i përket aspak këtij blloku; (2) në realitet, nuk është në këtë gjendje siç tregohet në fotot e projektit dhe (3), ai aks rrugor është rehabilituar plotësisht me tenderin 1.6 milionë euro të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës në vitin 2022.

Në foto: Gjendja reale e aksit të përfshirë në projektin e fundit të Bashkisë së Tiranës

Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga kryetarja e komanduar, Anuela Ristani, tashmë është në pritje të ofertave nga kompanitë private për tenderin 1.3 milionë euro, i cili duket se ka një faturë të fryrë në rrethj 50 përqind të saj.

Previous Post

Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, trafik i rënduar te mbikalimi i terminalit

Next Post

Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë

Next Post
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë

Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al