Sunday, November 8, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pse ka ngecur zbatimi i ligjit të rivlerësimit të apartamenteve

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Pse ka ngecur zbatimi i ligjit të rivlerësimit të apartamenteve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Janë të shumtë pronarët e apartamenteve dhe drejtues të agjencive imobiliare në pritje të zbatimit të ligjit “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme” me tatim 5% nga 15% që është aktualisht.

Por ndonëse ligji është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyri në fuqi më 22 janar 2026 për zbatimin e tij e tij ende nuk janë miratuar aktet nënligjore.

Burime nga Ministria e Financave sqaruan për “Monitor” se zbatimi i ligjit pritet të bëhet paralelisht me çmimet e reja të referencës së shitblerjes së apartamenteve të propozuara për rrethet, të cilat ende nuk janë miratuar nga Këshilli i Ministrave. Hartimi i ndryshimeve të çmimeve të reja të referencës ka përfunduar nga Ministria e Financave dhe janë dërguar për miratim në Këshillin e Ministrave.

Mësohet gjithashtu se Ministria e Financave ka përfunduar hartimin e akteve nënligjore për ligjin e rivlerësimit, por zbatimi i tij pritet të nisë vetëm pas miratimit të çmimeve të reja të referencës, të cilat do të përdoren si shembuj udhëzues në praktikë.

Ministri i Financave Petrit Malaj më herët në prezantimin e projektligjeve për paketën fiskale 2026, shpjegoi se ligji “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”, do të zbatohet së bashku me VKM me çmimet e ndryshuara të referencës për rrethet.

“Një tjetër reformë, ajo e Rivlerësimit të Pasurive të Paluajtshme dhe të përcaktimit të metodologjisë për çmimeve të reja të referencës për të gjithë territorin e vendit ( përjashtuar këtu Tiranën).

Jo pa qëllim, Ministria e Financave gjykoi që këto dy nisma të prezantoheshin paralelisht, në mënyrë që të gjithë qytetarët shqiptarë të kishin mundësi të përfitonin nga rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, duke i përafruar ato me vlerat e tregut, por nga ana tjetër do të kenë mundësinë ta kryejnë këtë rivlerësim me një normë më të reduktuar tatimore në masën 5% nga 15% që është aktualisht”.

Çmimet e reja fiskale

Në muajin korrik 2025 Ministria e Financave propozoi ndryshime në VKM me çmimet e referencës së pasurive të paluajtshme, duke përfshirë zona të reja për rrethet.

Çmimet e reja pritej të hynin në fuqi nga 1 janari 2026.

Por disa javë më parë, “Monitor” mësoi se Ministria e Financave rishikoi projektvendimin e publikuar të Konsultimet Publike ku u propozua ndarje e re e zonave kadastrale, duke përfshirë për herë të parë më vete me çmime edhe zonat rurale.

Në tërësi për zonat rurale (përjashtuar atyre në zona turistike) janë propozuar çmime fiskale të barabarta me çmimet aktuale që janë në fuqi për rrethet.

Të gjitha ndryshimet me harta digjitale dhe tabela të përfunduara nga grupi i punës i janë dërguar për miratim Këshillit të Ministrave.

Me rishikimet që i janë bërë së fundmi çmimeve të referencës qeveria pritet të miratojë një ndarje të re të tyre, tashmë një hartë me 176 zona kadastrale, duke përfshirë me vetë për herë të parë edhe fshatrat./ Monitor

Previous Post

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Next Post

Rrobat e reja të Mbretit! Delina Ibrahimaj thotë se në këtë fushë me bar punojnë 80 kompani IT

Next Post
Rrobat e reja të Mbretit! Delina Ibrahimaj thotë se në këtë fushë me bar punojnë 80 kompani IT

Rrobat e reja të Mbretit! Delina Ibrahimaj thotë se në këtë fushë me bar punojnë 80 kompani IT

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit
AKTUALITET

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

by Pali
November 1, 2026
0

Një aksident ka ndodhur në fshatin Farret, në njësinë administrative Stravaj të Librazhdit, ku një automjet tip “Benz” ka dalë...

Read moreDetails
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

October 30, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

November 7, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

November 7, 2026
Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al