Sunday, November 8, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tregu në krizë për punëtorë, fatura e shpopullimit që po paguan Shqipëria

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Tregu në krizë për punëtorë, fatura e shpopullimit që po paguan Shqipëria
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Së paku për tre katër vitet në vijim do të bie edhe numri i të papunëve dhe numri i të punësuarve, pavarësisht se ekonomia rritet që rrjedhimisht sjell vende të reja pune.

Sipas Kuadrit të ri Makroekonomik norma e papunësisë bie gradualisht nga mbi 9 % këtë vit në rreth 8.3 për qind në vitin 2029, por kjo ulje nuk reflekton rritje punësimi.

Ministria e Financave arsyeton se trendët negative demografike, të vërejtura prej disa vjetësh, pritet të vijojnë të kenë efekte shtrënguese, si në ofertën për punë, ashtu edhe në numrat agregatë të punësimit përgjatë periudhës afatmesme në vijim.

Shqipëria po përjeton një tkurrje të shpejtë të popullsisë në moshë pune për shkak të emigrimit masiv dhe rënies së lindshmërisë, gjë që do të thotë se çdo vit ka më pak njerëz që hyjnë në tregun e punës dhe më shumë që dalin prej tij.

Në kushtet ku forca e punës tkurret edhe nëse ekonomia nuk krijon pothuajse asnjë vend të ri pune, papunësia mund të ulet thjesht sepse ka më pak persona që kërkojnë punë.

Nga 2025 deri në 2029 punësimi nuk rritet, ndërsa papunësia vazhdon të bjerë, një kombinim që shpjegohet vetëm nga ndryshimi demografik.

Shqipëria po hyn në një fazë ku problemi kryesor nuk është më mungesa e vendeve të punës, por mungesa e njerëzve për t’i mbushur ato. Plakja e popullsisë po rrit numrin e personave që dalin në pension, ndërsa emigrimi heq nga tregu i punës kryesisht të rinjtë dhe moshat më produktive, duke krijuar boshllëqe që nuk zëvendësohen nga brezat e rinj.

Në këto kushte rrezikon të dobësohet baza e rritjes ekonomike, sepse me më pak punëtorë është më e vështirë të rritet prodhimi, investimet dhe konkurrueshmëria e ekonomisë në afat të gjatë.

Ministria e Financave parashikon që sektori i shërbimeve të kontribuojnë më shumë në rritjen e kërkesës për punë në krahasim me sektorët e tjerë të ekonomisë.

Gjatë periudhës nëntëmujore të 2025-s, shkalla e papunësisë vazhdoi trajektoren rënëse në raport me vitin 2024, duke arritur në 9.0 për qind në fund të tremujorit të tretë. Gjatë nëntëmujorit të vitit 2025, norma e pjesëmarrjes në forcat e punës arriti në 76.5 për qind, ndërsa shkalla e punësimit u rrit në 69.4 për qind, krahasuar respektivisht me 75.7 për qind dhe 68.6 për qind për të njëjtën periudhë të vitit 2024. /Monitor

Previous Post

“Është kaluar çdo afat”, Erion Braçe paralajmëron kallëzim penal ndaj Tatimeve dhe AKU-së

Next Post

“Kujdes kopshtet”, eksperti tregon vatrat kryesore të rrëmbimit të fëmijëve

Next Post
“Kujdes kopshtet”, eksperti tregon vatrat kryesore të rrëmbimit të fëmijëve

“Kujdes kopshtet”, eksperti tregon vatrat kryesore të rrëmbimit të fëmijëve

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit
AKTUALITET

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

by Pali
November 1, 2026
0

Një aksident ka ndodhur në fshatin Farret, në njësinë administrative Stravaj të Librazhdit, ku një automjet tip “Benz” ka dalë...

Read moreDetails
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

October 30, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

November 7, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

November 7, 2026
Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al