Sunday, November 8, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nesër nis muaji i Ramazanit, kreu i KMSH mesazh besimtarëve

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Nesër nis muaji i Ramazanit, kreu i KMSH mesazh besimtarëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka përcjellë një mesazh urimi në nisje të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në një postim në rrjete sociale Spahiu, e ka cilësuar Ramazanin si një periudhë reflektimi shpirtëror, solidariteti dhe përkushtimi ndaj vlerave të besimit, duke uruar besimtarët që ky muaj i bekuar të sjellë paqe, mëshirë dhe begati në çdo familje.

Sipas tij, agjërimi është një akt adhurimi që forcon disiplinën, vetëkontrollin dhe ndjeshmërinë ndaj të tjerëve, ndërsa bën thirrje për më shumë unitet, mirëkuptim dhe mbështetje për shtresat në nevojë gjatë kësaj periudhe të shenjtë.

“Në një kohë kur shoqëria përballet me sfida të ndryshme, Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës. Ai na mëson se besimi i vërtetë reflektohet në sjellje të mirë, në respekt ndaj tjetrit dhe në përkushtim për të mirën e përbashkët”,- thotë Spahiu ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit!

Përcjell urimet e mia më të përzemërta për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë dhe punojnë, duke ju dëshiruar një muaj të bekuar plot paqe, mëshirë dhe begati në familje e në shoqëri!

Të nderuar besimtarë, motra dhe vëllezër myslimanë,

Nesër, ne nisim agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, kam kënaqësinë t’ju drejtohem me urimet më të përzemërta, duke lutur Zotin e Madhëruar që ky muaj i bekuar të sjellë paqe, begati dhe mirësi për secilin prej jush, për familjet tuaja dhe për mbarë shoqërinë tonë.

Ramazani është një nga dhuntitë më të mëdha shpirtërore që Allahu i Madhëruar ia ka dhënë njerëzimit. Ai është muaj i agjërimit, i Kuranit, i mëshirës dhe i faljes. Në Librin e Tij të Shenjtë, Allahu thotë:

“Muaji i Ramazanit është ai në të cilin u shpall Kurani, si udhëzim për njerëzit dhe si sqarim i qartë i udhëzimit dhe dallimit.” (El-Bekare, 185)

Ky ajet na kujton se Ramazani është kohë reflektimi dhe orientimi, kohë për t’u kthyer te vlerat themelore të besimit, drejtësisë dhe përgjegjësisë morale.

Agjërimi është një akt adhurimi që na mëson disiplinën, vetëkontrollin dhe ndjeshmërinë ndaj tjetrit.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, ka thënë:

“Kur vjen Ramazani, hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe djajtë lidhen.” (Buhariu dhe Muslimi)

Ky hadith është një mesazh shprese dhe optimizmi për çdo besimtar. Ramazani është mundësi për përmirësim individual dhe kolektiv, për pastrim shpirtëror dhe për ndërtimin e një shoqërie të bazuar në vlera të shëndosha.

Në këtë muaj të shenjtë, rëndësi të veçantë ka edhe dimensioni social i besimit. Ramazani na fton të forcojmë solidaritetin, të shtojmë ndihmën ndaj nevojtarëve, të jemi pranë të dobtëve dhe të kontribuojmë për një shoqëri më të drejtë dhe më humane.

Në një kohë kur shoqëria përballet me sfida të ndryshme, Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës. Ai na mëson se besimi i vërtetë reflektohet në sjellje të mirë, në respekt ndaj tjetrit dhe në përkushtim për të mirën e përbashkët.

Në emërin tim dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ju uroj që ky muaj i bekuar të jetë burim paqeje, shprese dhe force shpirtërore për të gjithë.

Allahu e pranoftë agjërimin, lutjet dhe veprat tuaja të mira!

Previous Post

“S’mund të qëndroja anash kur populli im masakrohej”, Thaçi në Hagë: Jam krenar, nuk pendohem asnjëherë!

Next Post

OKB ngre alarmin: Dosjet e Epstein mund të përmbajnë krime kundër njerëzimit!

Next Post
OKB ngre alarmin: Dosjet e Epstein mund të përmbajnë krime kundër njerëzimit!

OKB ngre alarmin: Dosjet e Epstein mund të përmbajnë krime kundër njerëzimit!

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit
AKTUALITET

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

by Pali
November 1, 2026
0

Një aksident ka ndodhur në fshatin Farret, në njësinë administrative Stravaj të Librazhdit, ku një automjet tip “Benz” ka dalë...

Read moreDetails
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

October 30, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

November 7, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

November 7, 2026
Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al