Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqipëria e pambrojtur nga zjarret/ Punonjësit në kushte primitive, pa mjete dhe uniforma

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shqipëria e pambrojtur nga zjarret/ Punonjësit në kushte primitive, pa mjete dhe uniforma
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Me ndryshimet klimatike, zjarret janë duke bërë gjithnjë e me agresive duke dëmtuar jo vetëm pronat, pyjet dhe banesat, por edhe jete njerëzish.

Sipas një analize që ka bërë ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor Shqipëria ka arritur dhe kaluar standardin e BE për numrin e zjarrfikësve për banorë, por ndërkohë është shumë pas me mjetet dhe logjistikën.

Në një analizë të posaçme mbi Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSh) tregon një progres të dukshëm në burime njerëzore, por ngecje shqetësuese në kapacitetet logjistike.

Gjatë dekadës së fundit, që prej vitit 2016 kur bashkitë morën zyrtarisht menaxhimin e këtij funksioni nga Ministria e Brendshme, numri i efektivëve zjarrfikës ka pësuar një rritje pothuajse dyfish. Nga 739 punonjës që ishin në fillim të procesit, në vitin 2024 ky numër ka arritur në 1,371 në fund të 2024.

Nëse në vitin 2015 vendi numëronte vetëm 0.38 zjarrfikës për çdo 1,500 banorë, sot kjo shifër ka arritur në 0.86. Kjo rritje jo vetëm që tregon një trend pozitiv vendas, por e vendos Shqipërinë në një pozicion mjaft të favorshëm në raport me Bashkimin Evropian, ku mesatarja e 27 vendeve anëtare luhatet rreth nivelit 0.81.

Për shkak të nevojës për të zbatuar standardet minimale të personelit, bashkitë e vogla rezultojnë të kenë më shumë zjarrfikës për frymë se ato të mëdhatë. Paradoksi më i madh vërehet në Tiranë, e cila pavarësisht se disponon tre stacione, shënon numrin më të ulët të efektivëve për banor, e diktuar kjo nga densiteti ekstrem i popullsisë, ndërtimet e larta dhe sfidat e qarkullimit rrugor.

Në krahun tjetër situata e mjeteve paraqitet më problematike. Treguesi i automjeteve zjarrfikëse mbetet në kuotën e 1 mjeti për çdo 10,000 banorë, një nivel pothuajse i pandryshuar nga viti 2023. Trendi në rënie i mjeteve funksionale shpjegohet kryesisht me daljen e tyre nga shfrytëzimi për shkak të vjetërsisë. Në logjistikë kemi një hendek të madh me vendet si Gjermania apo Austria, pasi në këto shtete, standardet janë shumë më rigoroze, ku zonat urbane me densitet të lartë mbulohen me një automjet për çdo 500 deri në 1,000 banorë.

Përballë efekteve gjithnjë e më të prekshme të ndryshimeve klimatike dhe shtimit të fatkeqësive natyrore, të dhënat tregojnë se personeli i trajnuar nuk mjafton pa investimet e duhura në infrastrukturë. Nevoja për mjete të reja, veshje mbrojtëse dhe pajisje moderne është tashmë emergjente.

Pa një ndërhyrje të koordinuar për të rinovuar flotën logjistike, shërbimi i mbrojtjes nga zjarri rrezikon të mbetet i pafuqishëm përballë situatave kritike, pavarësisht rritjes së numrit të personelit. /Monitor

Previous Post

Konsumoi fostoksinë, ndërron jetë në spital 34-vjeçarja nga Fushë-Kruja

Next Post

Kushtoi 650 mijë euro, shembet pas disa muajsh rruga e Llazove në Mallakastër

Next Post
Kushtoi 650 mijë euro, shembet pas disa muajsh rruga e Llazove në Mallakastër

Kushtoi 650 mijë euro, shembet pas disa muajsh rruga e Llazove në Mallakastër

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

November 7, 2026
U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit

U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al