Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Impiante jashtë funksionit dhe dete të ndotura/ Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e ujërave

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Impiante jashtë funksionit dhe dete të ndotura/ Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e ujërave
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në fund të vitit 2023, Shqipëria u zgjua në “emergjencë mjedisore”. Qeveria paralajmëroi se ujërat përgjatë bregdetit po ndoteshin në nivele alarmante, duke kërcënuar shëndetin publik dhe imazhin turistik të vendit.

Zgjidhja u shpall e shpejtë dhe e prerë: një akti normativ si ndërhyrje urgjente për të ndalur ndotjen e bregdetit. Por ndërsa emergjenca u shpall në emër të mjedisit, pasojat ranë diku tjetër.

Vetëm pak javë më vonë, një udhëzim i përbashkët i dy ministrive, asaj të Infrastrukturës dhe e Energjisë dhe të Ministrisë së Turizmit dhe të Mjedisit, i detyroi operatorët turistikë përgjatë vijës bregdetare të instalojnë impiante private për trajtimin e ujërave të ndotura, edhe kur këto biznese ishin të lidhura me rrjetin publik të ujësjellës-kanalizimeve dhe paguanin rregullisht për këtë shërbim. Kostoja e imponuar varionte nga 40 mijë deri në 150 mijë euro për subjekt, një barrë e papërballueshme për shumë operatorë të vegjël dhe të mesëm.

Kontrolle masive dhe gjoba në kulmin e sezonit turistik

“Inspektorët e task-forcës nisën kontrollet masive në kulmin e sezonit turistik. Ata vendosën gjoba selektive, shpesh pa dhënë shpjegime të qarta” – tregon pronari i një hoteli të vogël në jug, i cili nuk dëshiron të identifikohet.

Dhjetëra biznese u gjendën kësisoj përballë dy zgjedhjeve: të investonin urgjentisht në impiante private ose të përballeshin me penalitete që rrezikonin mbylljen e aktivitetit. Dhe ndërsa narrativa zyrtare ishte e qartë: kush kundërshton masën, kundërshton mbrojtjen e mjedisit, praktika e zbatimit në terren tregon një realitet tjetër. Nënflamurin e mbrojtjes së mjedisit u ndërtua një mekanizëm zhvatës parash nga xhepi i shumë bizneseve turistike, që të shkonin në xhepin e vetëm pak firmave që tregtojnë impiante për trajtimin e ujërave të ndotura. Dhe “emergjenca mjedisore” filloi të marrë formën e një krize tjetër: ekonomike dhe ligjore për mijëra operatorë.

Sipas të dhënave të hapura që prej miratimit të aktit normativ për mbrojtjen e ujërave nga ndotjet e subjekteve në fund të vitit 2023 deri në gusht të vitit 2025 janë vënë gjithsej 115 masa administrative, ndërsa tregu i impianteve private lulëzoi me shpejtësi të dyshimtë.

Shumë prej bizneseve turistike ju drejtuan gjykatave, sepse ishin gjobitur edhe pse disa syresh kishin kontrata me operatorë privatë për vendosjen e impianteve, apo dhe me ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve për përpunimin e ujërave të ndotura.

Trajtimi i ujërave urbane jo në përputhje me standardet europiane

Ekspertët mjedisorë paralajmëruan se modeli i imponuar nuk përputhej mestandardet europiane. Trajtimi i ujërave urbane, sipas legjislacionit të BE-së dhe praktikave të konsoliduara, është funksion publik, i centralizuar dhe i monitoruar. Fragmentimi i tij në qindra impiante individuale jo vetëm që nuk garanton përmirësim të cilësisë së ujit, por rrit rrezikun e ndotjes së heshtur dhe e bën kontrollin institucional pothuajse të pamundur – thotë Olsi Nika nga organizata Eco Albania.

Ndërkohë ndotësit kryesorë të ujërave, shkarkimet urbane të patrajtuara, impiantet publike jofunksionale dhe ndotja industriale, mbetën jashtë fokusit të emergjencës. Në vend që të investohej në riparimin dhe ndërtimin e impianteve publike, barra u zhvendos te një kategori e caktuar biznesesh, kryesisht ato bregdetare.

Ujërat e ndotura nuk njohin kufij administrativë apo sezonalë. Ato mblidhen në rrjetet urbane, përshkojnë pellgjet lumore dhe derdhen në det, pavarësisht origjinës së tyre. Sipas mendimit te ekspertëve fakti që masat nuk u morën me ndotjen urbane në brendësi të territorit te vendit, as me shkarkimet industriale apo funksionimin e UK-ve joefikase, të bën të mendosh se qëllimi nuk ka qenë pastrimi sistemik i ujërave, por vendosja e një barre të drejtpërdrejtë mbi një kategori të caktuar biznesesh.

Po ashtu ekspertët mjedisorë theksojnë se decentralizimi i trajtimit të ujërave përmes impianteve individuale rrit rrezikun e mosfunksionimit, e bën monitorimin institucional praktikisht të pamundur dhe krijon një efekt kumulativ ndotjeje, që në shumë raste mund të jetë më i dëmshëm se sistemi ekzistues publik.

Rënie e investimeve për impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura

Në vitin 2023, kur u iniciua nisma e qeverisë që ia kalonte barrën sektorit privat për trajtimin e ujërave të ndotura, Shqipëria u promovua si një histori suksesi turistik me mbi 9 milionë vizitorë, ndonëse cilësia e ujërave të larjes arriti nivelin më të keq në dekadën e fundit. Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit investimet në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura urbane kanë ardhur në rënie nga viti në vit, ndërsa fondet publike janë përdorur kryesisht për të mbajtur në funksion impiantet ekzistuese, jo për të ndërtuar kapacitete të reja.

Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura në Kashar

Sipas kuadrit ligjor ekzistues trajtimi i ujërave urbane është funksion publik, që realizohet nga shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve në varësi të bashkive. Vetë materiali shpjegues i Aktit Normativ nr. 8/2023 e pranon qartë se problemi kryesor lidhet me zonat: “që mbulohen pjesërisht me rrjet kanalizimesh” dhe ku subjektet “përdorin zgjidhje të papërshtatshme individuale, si gropat septike”.

Qeveria shqiptare ka investuar mbi 112 milionë euro për ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura, ndërsa 100 milionë të tjera janë shpenzuar për një impiant që nuk është funksional, si ai i Kasharit.

Në raportin e fundit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) të qershorit 2025) e cila monitoron ujërat natyrore – bregdetare, liqenore dhe lumore – Shqipëria rendiet në fund të listës. Vetëm 41.2 përqind e 119 ujërave të analizuara të deteve, të liqeneve apo të lumenjve në Shqipëri morën “notë kaluese” nga EUA. /DW

Previous Post

Vrasja e Kevin Muharremit në Itali/ Si nisi sherri mes dy të rinjve shqiptar

Next Post

A do t’i ndalojë Gjermania rrjetet sociale për fëmijët?

Next Post
A do t’i ndalojë Gjermania rrjetet sociale për fëmijët?

A do t’i ndalojë Gjermania rrjetet sociale për fëmijët?

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: E marta pritet të jetë kritike, këto janë 9 qarqet e rrezikuara

Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: E marta pritet të jetë kritike, këto janë 9 qarqet e rrezikuara

July 20, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, shpëtohen nënë e bir

Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, shpëtohen nënë e bir

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al