Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BIRN: Rama zyrtarizon forcimin e imunitetit për kabinetin e tij qeveritar

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
BIRN: Rama zyrtarizon forcimin e imunitetit për kabinetin e tij qeveritar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama zyrtarizoi me urgjencë të hënën një nismë ligjore për forcimin e imunitetit të kabinetit të tij qeveritar dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë si kundërpërgjigje ndaj masës së pezullimit nga detyra për numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku.

Në një mbledhje të grupit paralamentar të Partisë Socialiste, të drejtuar nga kryeministri Rama, socialistët bënë me dije se do të ndryshonin nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, duke i hequr të drejtën gjykatave që të marrin vendime pezullimi ndaj kryeministrit, ministrave, Presidentit, Avokatit të Popullit dhe kreut të KLSH-së.

Ndryshimet ligjore të propozuara, që sipas ekspertëve shkojnë përkundër retorikës për luftë kundër korrupsionit dhe veshin me imunitet shtesë anëtarët e qeverisë, vijnë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi për mungesë kuorumi pretendimet e Ramës se pezullimi i Ballukut nga Gjykata e Posaçme ishte shkelje e kushtetutës.

Megjithatë, gjatë takimit të grupit parlamentar, Rama këmbënguli se propozimi nuk kishte të bënte me rastin konkret.

“Kush e lidh me rastin konkret bën gabim, rasti konkret ka rrugën e vet, nuk ka lidhje me pezullimin. Por pezullimi është i papranueshëm, dhe për këtë arsye ne do merremi me pezullimin për ta refuzuar me vullnetin e shumicës në kuvend ndërhyrje në territorin kushtues të pushtetit ekzekutiv”, theksoi Rama.

Lideri i partisë më të madhe opozitare, Sali Berisha, e cilësoi ligjin një pengesë më shumë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Rama i mbylli dyert integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian,” tha Berisha për gazetarët në një reagim pas publikimit të propozimit. “Në sytë e botës, Edi Rama u thotë shqiptarëve se personalisht ai dhe organizata e tij kriminale dhe ministrat, qëndrojnë mbi ligjin, qëndrojnë mbi çdo gjë tjetër në këtë vend dhe nuk mund të hetohen”, shtoi Berisha.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja që prezantoi ndryshimin, bëri me dije se bëhej fjalë vetëm për një ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale. Nenit 242, i cili deri tani ndalon vetëm pezullimin nga detyra “të personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”, i shtohen një sërë postesh ekzekutive. “Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral përfshi, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, zv.kryeministri, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në propozim.

Ndërhyrja ishte një prej alarmeve që u ngritën nga analistë dhe ekspertë pas zgjedhjeve të fundit, në të cilat socialistët siguruan një shumicë dërrmuese në Kuvend. Ata paralajmëruan se shënjestra e supermazhorancës do të ishte sistemi i drejtësisë. Kryeministri Rama është angazhuar prej kohësh në një fushatë me sulme dhe retorikë kundër gjykatave, prokurorisë dhe magjistratëve të përveçëm./ BIRN

Previous Post

Rriten rastet e dhunës online, CRCA: 615 raste në 2025, kryesojnë vajzat

Next Post

“Shqipëria në rrënim”, emigrantët shqiptarë protestë kundër Ramës në Milano

Next Post
“Shqipëria në rrënim”, emigrantët shqiptarë protestë kundër Ramës në Milano

“Shqipëria në rrënim”, emigrantët shqiptarë protestë kundër Ramës në Milano

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al