Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Atentati në Rinas/ Prokuroria e Tiranës kërkon pezullimin e drejtorit të AMP-së, punësoi Muçi Shaljanin në shkelje të ligjit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Atentati në Rinas/ Prokuroria e Tiranës kërkon pezullimin e drejtorit të AMP-së, punësoi Muçi Shaljanin në shkelje të ligjit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Me kërkesë të Prokurorisë të Tiranës, është pezulluar nga detyra një nga drejtorët e Agjencisë të Mbikëqyrjes Policore, Gëzim Sala, i cili sipas hetimeve ka lejuar punësimin e Muçi Shaljani, një nga dy viktimat e atentatit në Rinas.

Ndaj tij, është vendosur masa e sigurisë ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’ dhe ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’.

Muçi Shaljani rezultoi sipas hetimeve, se ishte punësuar si ndihmëspecialist në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në kundërshtim me procedurat ligjore.

“Nga hetimet rezultoi se shtetasi M.Sh., ishte punësuar prej afro 2 muajsh, si punonjës i AMP-së në funksion ndihmëspecialist në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale. Prokuroria provoi se dokumenti i gjendur këtij shtetasi ishte i falsifikuar pasi nuk rezultonte që AMP ta ketë pajisur me dokument. Ky shtetas kërkoi të punësohej në AMP më 09.09.2025 dhe pranimi i tij më 15.09.2025, nëpërmjet një urdhri, rezulton haptazi në kundërshtim me ligjin “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore” dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.532, datë 29.07.2022 “Per Miratimin e Rregullores Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore””, thuhet në njoftim.

Sala ka deklaruar se procedura e ndjekur për rekrutimin e Shaljanit, nuk është ligjore dhe se ai në këtë proces ka nënshkruar miratimin vetëm për anën formale të akteve dhe jo në përmbajtje. Ndërkohë që vetë ai ka kërkuar që ky urdhër të bëhej shpejt me motivacionin ‘pranohet me kontratë të përkohshme dhe për nevoja emergjente’.

Shaljani u punësua me një procedurë të paligjshme, në një kohë shumë të shkurtër dhe u pagua me rrogë të rregullt, pa u paraqitur asnjëherë në punë, apo zhvilluar ndonjë detyrë.

Muçi Shaljani (Sheqeri) dhe Gilmando Dai, një emër i njohur në botën e krimit, u ekzekutuan në një atentat të mirëorganizuar në Aeroportin e Rinasit, fill pasi të dy ishin kthyer nga Spanja. Dani ishte arrestuar bashkë me Emiljano Shullazin në vitin 2015 dhe ishte liruar në vitin 2023 me kusht pasi kishte kryer 2/3 e dënimit.

Previous Post

Dosja “Balluku”, del LISTA me EMRAT e oligarkëve që priten të merren në pyetje nga SPAK!

Next Post

2026 nisi me bilanc negativ, ushqimet dhe qiratë rritën inflacionin në 2,3%

Next Post
2026 nisi me bilanc negativ, ushqimet dhe qiratë rritën inflacionin në 2,3%

2026 nisi me bilanc negativ, ushqimet dhe qiratë rritën inflacionin në 2,3%

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

November 6, 2026
Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori

Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al