Sunday, November 8, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Infektimet me fruth/ Ministria e Shëndetësisë e mohon, por OBSH heq Shqipërinë nga lista e vendeve pa këtë sëmundje

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Infektimet me fruth/ Ministria e Shëndetësisë e mohon, por OBSH heq Shqipërinë nga lista e vendeve pa këtë sëmundje
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

15 fëmijë janë infektuar me fruth vetëm për vitin 2026. Madje, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve pa fruth, ku kemi qëndruar për shumë vite.

Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë e mohojnë shpërthimin e fruthit në një kopsht jopublik në Tiranë, të publikuar para dy ditësh. Por ndërkohë, ky lajm sipas TCH, është ndërtuar dhe konfirmuar sipas burimeve të sigurta, të cilat pohojnë se në javën e dytë të janarit të vitit 2026, në një kopsht jopublik në Tiranë ka pasur 5–6 fëmijë të infektuar me fruth.

Për më tepër, këtë e përforcon edhe ky komunikim ndërmjet edukatoreve dhe prindërve të një kopshti, të cilëve u kërkohet që fëmijët e pavaksinuar të mos dërgohen në kopsht:

“Të nderuar prindër, kemi marrë informacion se në disa kopshte dhe çerdhe janë evidentuar raste të fruthit. Për arsye parandaluese dhe për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve, ju lutemi që fëmijët që ende nuk e kanë kryer vaksinimin përkatës të qëndrojnë në shtëpi si masë parandaluese.”

Por që ka raste me fruth e pranon vetë Instituti i Shëndetit Publik. Në këtë intervistë, të realizuar më 31 janar të këtij viti, pra dy javë pasi janë identifikuar rastet me fruth në kopsht.

“Por, duke pasur parasysh që kemi raste pozitive me fruth, normalisht kjo vaksinë duhet të aplikohet në kohë.”

Por kjo lidhet me faktin nëse Ministrisë së Shëndetësisë i janë raportuar apo jo rastet në kopshtin jopublik. Ndoshta Ministria e Shëndetësisë pret që ISHP t’i publikojë në faqen e saj zyrtare, ku publikimet, siç duken, përfshirë edhe buletinin e gripit, i cili arriti pikun në fund të janarit, kanë mbetur në nëntor 2025.

Përveç burimeve, TCH, kontaktoi në telefon drejtoreshën e Institutit të Shëndetit Publik, Dorina Toci, e cila jo vetëm nuk e mohoi lajmin, por  tregoi rrugën zyrtare të email-it për të marrë një përgjigje të shpejtë, e cila sigurisht vazhdon të mungojë.

 

Mbulesa vaksinale ndaj fruthit ka rënë në 83%, ndërkohë që, duke u larguar nga Tirana, kjo mbulesë është edhe më e ulët për shkak të skepticizmit të prindërve dhe rrymave “no-vax”. /TCH

Previous Post

1 pensionist për çdo 3 persona në moshë pune, Shqipëria plaket me ritmin më të lartë në Europë

Next Post

Ndotje në vijën bregdetare të Dhërmiut, deti merr ngjyrë kaf

Next Post
Ndotje në vijën bregdetare të Dhërmiut, deti merr ngjyrë kaf

Ndotje në vijën bregdetare të Dhërmiut, deti merr ngjyrë kaf

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit
AKTUALITET

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

by Pali
November 1, 2026
0

Një aksident ka ndodhur në fshatin Farret, në njësinë administrative Stravaj të Librazhdit, ku një automjet tip “Benz” ka dalë...

Read moreDetails
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

October 30, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

November 7, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

November 7, 2026
Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al