Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dy interpelanca dhe votimi i pr.ligjit “Për shërbimin e jashtëm”, ç’pritet sot në Kuvend

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Dy interpelanca dhe votimi i pr.ligjit “Për shërbimin e jashtëm”, ç’pritet sot në Kuvend
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet ditën e sotme në seancën e radhës plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar disa çështje me rëndësi, përfshirë interpelanca, seancë pyetje–përgjigje dhe shqyrtimin e disa projektligjeve.

Në fokus të seancës do të jenë dy interpelanca me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. E para është thirrur nga deputetja Erisa Xhixho, ndërsa e dyta nga deputeti Erald Kapri. Interpelancat pritet të përqendrohen në çështje që lidhen me politikat arsimore dhe vendimmarrjet e fundit të ministrisë.

Po ashtu, në rendin e ditës është parashikuar edhe një seancë pyetje–përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, e kërkuar nga deputeti Erion Braçe. Gjatë kësaj seance pritet të diskutohen çështje që lidhen me sistemin shëndetësor dhe politikat sociale.

Seanca e sotme përfshin edhe votimin e disa projektligjeve të rëndësishme. Ndër to janë projektligji “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’”, si dhe projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014 ‘Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën e Shqipërisë’”. Gjithashtu, pritet të shqyrtohet edhe projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018 ‘Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë’”.

Në axhendë është përfshirë edhe shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për përpunimin e materialeve zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. Po ashtu, do të diskutohet projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin nr. 65/2025 ‘Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit’, i ndryshuar”.

Seanca pritet të shoqërohet me debate mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa votimet do të përcaktojnë ecurinë e nismave ligjore të paraqitura.

RENDI I DITËS:

Në mbështetje të urdhrit nr. 11, datë 10.2.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi,
rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 27.1.2026 dhe 3.2.2026.
(Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime.
(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti
Erald Kapri.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)

4. Interpelancë me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja
Erisa Xhixho.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)

5. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale,
znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
(Neni 80 i Kushtetutës, nenet 90 – 92 të Rregullores së Kuvendit)

6. Projektligji “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”.
(Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të
Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Europën dhe Punët e Jashtme
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit

7. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën
e Shqipërisë””, të ndryshuar. (Në mbështjetje të nenit 81, pika 1 të Kushtetutës dhe
neneve 68, 55, 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit

8. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin e vlerës së shtuar
në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar. (Në mbështjetje të nenit 81, pika 1 të
Kushtetutës dhe neneve 68, 55, 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit

9. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë
Kulturore dhe Muzetë””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës,
dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit

10.Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të
pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për përpunimin e
materialeve zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 19, pika 1, shkronja “m” dhe nenit
178, pika 6, të ligjit nr. 10 019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së
Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe nenit 55 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e
thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit

11.Projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin nr. 65/2025 “Për caktimin e
anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit””,
i ndryshuar.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, si dhe neneve 21/1 dhe 55 të Rregullores së
Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit

12.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më
shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8
minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë
se 60 minuta.

Previous Post

14 shërbime të reja sociale për Matin, garanci për mbështetje më të fortë ndaj qytetarëve

Next Post

Mos harroni çadrat me vete, moti për sot

Next Post
Mos harroni çadrat me vete, moti për sot

Mos harroni çadrat me vete, moti për sot

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ambasadori i ri amerikan në Tiranë: Tre objektivat kryesore gjatë mandatit tim

Ambasadori i ri amerikan në Tiranë: Tre objektivat kryesore gjatë mandatit tim

November 6, 2026
Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri: Shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027

Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri: Shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al