Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

OSHEE: Klinikat e botoksit dhe dentare paguajnë energjinë elektrike si abonentë familjarë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
OSHEE: Klinikat e botoksit dhe dentare paguajnë energjinë elektrike si abonentë familjarë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë thotë se një kategori e madhe biznesesh, kryesisht në Tiranë, përfitojnë padrejtësisht tarifë të ulët të energjisë elektrike për shkak se faturohen si familjarë.

Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE, është duke zhvilluar një fushatë kontrollesh për të identifikuar këto biznese, të cilat ndonëse zhvillojnë aktivitet komercial, janë të regjistruar si konsumatorë familjarë.

Administratori i FSHU, Algert Luzi thotë se është vënë re se një numër i madh apartamentesh të reja shërbejnë si zyra për noteri, kontabilitet, klinika dentare dhe biznese estetike. Ky fenomen lidhet me regjistrimet e vjetra dhe mungesën e përditësimeve të kontratave, ndërsa objektet përdoren për qëllime ekonomike.

Për këtë arsye, FSHU ka nisur një proces verifikimi dhe u bën thirrje të gjitha bizneseve, organizatave jofitimprurëse dhe individëve që ushtrojnë aktivitet tregtar të kontrollojnë dhe përditësojnë kategorinë e kontratës së tyre.

Në rast të konstatimit të shkeljeve nga këto biznese, do të aplikohen penalitete. Abonentët familjarë që konsumojnë mbi 700 kwh tarifohen me 9.5 lekë/kwh, ndërsa bizneset me 14 lekë/kwh.

Pas konstatimeve, tarifimi do të ndryshojë, dhe nëse shkeljet përsëriten, do të merren masa ndëshkuese./Kapitali.al/

Previous Post

Aksident në Lushnje, automjeti përplaset me një kalë, një e lënduar

Next Post

Kush është ‘Agai i Ri’ që po ndërton parkun fotovoltaik mbi tokat e rrëmbyera të banorëve të Lushnjes

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

November 6, 2026
Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al