Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqiptarët pritet të paguajnë 30 mln euro në vit për sigurimin e banesave nga tërmetet

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shqiptarët pritet të paguajnë 30 mln euro në vit për sigurimin e banesave nga tërmetet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm të Banesave nga Tërmetet dhe Përmbytjet, i cili do të ngrihet së shpejti,  pritet të kthehet në një nga mekanizmat financiarë më të mëdhenj në tregun e sigurimeve në Shqipëri, me të ardhura vjetore që mund të kalojnë shifrën e 3 miliardë lekëve apo 30 milionë eurove në vit.

Nga një analizë e bërë, sipas Censit 2023, në Shqipëri janë gjithsej 1,082,529 banesa që do të përfshihen në skemën e sigurimit të detyrueshëm, nga të cilat 726,325 janë banesa të banuara dhe 356,204 banesa të pabanuara. Primi vjetor i përfolur për çdo banesë pritet të jetë mesatarisht rreth 30 euro, megjithëse ende nuk ka një shifër përfundimtare.

Por nëse do të bëjmë një llogari bazuar në këtë nivel primi, Fondi do të gjeneronte rreth 32.5 milionë euro në vit, ose afërsisht 3.25 miliardë lekë. Duke përjashtuar këtu godinat e institucioneve shtetërore të cilat gjithashtu do të kenë si detyrim sigurimin nga tërmetet. Po ashtu në këtë shifër përjashtohen dhe të ardhurat që do të mblidhen nga primi që do të caktohet për përmbytjet, për shkak se ende nuk janë përcaktuar zonat e rrezikut dhe numri i banesave që do të jenë pjesë e skemës.

Nëse do të bënim një krahasimi me sigurimin e detyrueshëm të automjeteve,  MTPL, nga kjo policë sigurimi,  kompanitë kanë gjeneruar në vitin 2025 rreth 14.3 miliardë lekë të ardhura apo rreth 143 milionë euro, duke mbetur produkti më i madh në tregun e sigurimeve në Shqipëri.

Në terma relativë, Fondi i banesave do të përfaqësonte rreth 23% të volumit financiar të MTPL-së.

Megjithatë, ndryshe nga MTPL, i cili ndahet mes disa kompanive private të sigurimit, Fondi i sigurimit të banesave do të funksionojë si entitet unik dhe dhe kompani shtetërore, ku 100% e primeve do të përqendrohen në një institucion të vetëm.

Pra e thënë ndryshe, edhe pse nuk do të jetë tregu më i madh në volum, Fondi pritet të kthehet në institucionin  më të madh individual në sektorin e sigurimeve në Shqipëri, për shkak të bazës shumë të gjerë të kontribuuesve, natyrës së detyrueshme të pagesës, stabilitetit dhe parashikueshmërisë së të ardhurave.

Nëse nuk do të ketë një tërmet madhor, Fondi mund të akumulojë brenda një dekade mbi 30 miliardë lekë kapital, duke u kthyer në një aktor me peshë reale jo vetëm në sigurime, por edhe në sistemin financiar në tërësi.

Krijimi i Fondit shënon një ndryshim të rëndësishëm në filozofinë e menaxhimit të riskut në Shqipëri, nga modeli  i kompensimit pas fatkeqësive përmes parave të buxhetit të shtetit, drejt një mekanizmi të përhershëm financiar për mbrojtjen e pasurisë.

Në terma makroekonomikë, Fondi pritet të luajë rol kyç në reduktimin e barrës fiskale për buxhetin e shtetit në rast të tërmeteve të ardhshme por edhe të përmbytjeve,  duke zhvendosur koston nga financimi publik drejt një skeme sigurimi të strukturuar dhe të qëndrueshme./ Scan tv

Previous Post

Data center 100 mln euro në Shqipëri/ Revista e njohur: Kompani të panjohura, nuk dihet nëse janë të fushës

Next Post

Përmbytjet në Durrës/ Prokuroria ‘i shkon’ në zyrë Sakos, sekuestrohen dosjet për argjinaturën e Erzenit

Next Post
Përmbytjet në Durrës/ Prokuroria ‘i shkon’ në zyrë Sakos, sekuestrohen dosjet për argjinaturën e Erzenit

Përmbytjet në Durrës/ Prokuroria 'i shkon' në zyrë Sakos, sekuestrohen dosjet për argjinaturën e Erzenit

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al