Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arjan, Agim dhe Alfred Prekaj nga Tropoja në kërkim për milionat e ‘call center’ në Shqipëri, lidhje e sponsorizim nga PD

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Arjan, Agim dhe Alfred Prekaj nga Tropoja në kërkim për milionat e ‘call center’ në Shqipëri, lidhje e sponsorizim  nga PD
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Arjan, Agim dhe Alfred Prekaj, tre vëllezër nga Tropoja, janë shpallur në kërkim si të dyshuar për organizimin e një rrjeti call center-ash, ndërsa Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit kanë ushtruar kontrolle në të paktën 28 objekte në kuadër të hetimeve që po zhvillohen.

Ndërhyrja e hetuesve më 16 janar nuk ka qenë e papritur për personat nën hetim.

Nga veprimet paraprake të BKH-së ka rezultuar se organizatorët e kësaj veprimtarie kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me persona të vendosur jashtë godinave dhe disa perimetra vëzhgimi, të cilët monitoronin çdo lëvizje përreth.

 

Për këta persona po kryhen aktualisht verifikime të posaçme, raporton Vna.al, transmeton Klankosova.tv

 

“Burime pranë hetimit sqarojnë se nuk ka pasur dekonspirim nga ana e BKH-së apo institucioneve të tjera. Përkundrazi, nëse do të kishte rrjedhje informacioni, personat nën hetim do të kishin marrë masa më të thella dhe nuk do të kishin vijuar aktivitetin në mënyrë kaq të ekspozuar. Po ashtu, është e sigurt se BKH ka kryer të gjitha verifikimet që nga momenti i regjistrimit të procedimit dhe është e pamundur që largimi i personave në kërkim të ketë ndodhur vetëm pak orë përpara ndërhyrjes.

 

Raportimet nga terreni flasin për persona që qëndronin vazhdimisht jashtë ambienteve të call center-ave gjatë periudhës së vëzhgimit nga hetuesit e BKH-së. Një element domethënës është fakti se vëllezërit Prekaj kanë pasur më herët call center shumë pranë SPAK, në zonën e “Momus”, çka forcon dyshimet se ata mund të kenë qenë në dijeni të pranisë së hetuesve gjatë ditëve të vëzhgimit dhe jo për shkak të një aksioni të dekonspiruar.” – thuhet tutje në raportim.

 

Sipas të dhënave hetimore, Alfred Prekaj rezulton pronar i disa kompanive call center, mes tyre Ballkanspro, e regjistruar në vitin 2021. Burime pranë hetimit dyshojnë se qarkullimi financiar i kësaj veprimtarie arrin në 10–12 milionë euro në muaj, shifra që e ngre çështjen në një nivel të rëndë kriminal dhe financiar.

 

Hetimi u nxit edhe pas një investigimi të emisionit italian “Le Iene”. Megjithatë, pavarësisht përmasës së aferës dhe vlerave të dyshuara financiare, reagimi i opozitës shqiptare ka qenë thuajse inekzistent.

 

Në mënyrë të pazakontë, Sali Berisha, i njohur për përmendjen publike të çdo aksioni, emri apo hetimi që lidhet me qeverinë apo institucionet e drejtësisë, nuk ka përmendur asnjë prej vëllezërve Prekaj, duke e anashkaluar të gjithë operacionin, raporton Vna.al.

 

Bile, sipas këtyre burimeve, këto qendra të thirrjeve kanë qenë të lidhura me Partinë Demokratike të Berishës.

 

Kjo heshtje thuhet se ka rënë në sy edhe më shumë për shkak të lidhjeve të njohura të interesave financiare mes vëllezërve Prekaj dhe ish-drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët sot janë rreshtuar politikisht në krahun e Berishës.

 

“Persona pranë tij kanë tentuar ta relativizojnë çështjen, duke deklaruar se vëllezërit Prekaj janë thjesht “të punësuar” dhe se pronarët e vërtetë të call center-ave ende nuk janë zbuluar.

 

Por është e vështirë të besohet se të punësuar në call center qarkullojnë me Ferrari apo zotërojnë mijëra metra katrorë në kullat më të shtrenjta të Tiranës, ndërkohë që flitet për qarkullime mujore dhjetëra milionë euro.

Në këtë kontekst, bëhet gjithnjë e më e dukshme një lloj “amnistie politike” që opozita dhe vetë Sali Berisha duket se u ofrojnë vëllezërve Prekaj, për arsye që lidhen me interesa dhe aleanca financiare, të cilat vështirë se fshihen në një realitet ku paratë, pushteti dhe heshtja ndërthuren hapur.” /Klankosova.tv

Previous Post

Vëllezërit Prekaj në kërkim për milionat e call center-ave. Aksioni i BKH dhe heshtja shurdhuese e opozitës

Next Post

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit! Ç’do ndodhë me secilën shenjë

Next Post
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit! Ç’do ndodhë me secilën shenjë

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit! Ç'do ndodhë me secilën shenjë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026
Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al