Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ekskluzive/ 145 MILIONË € DËM | Çahet betoni i tunelit të Rrugës së Arbërit, gati mbyllja e tij – nis asfaltimi i bypassit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Ekskluzive/ 145 MILIONË € DËM | Çahet betoni i tunelit të Rrugës së Arbërit, gati mbyllja e tij – nis asfaltimi i bypassit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Probleme serioze sigurie janë konstatuar në tunelin e Rrugës së Arbërit, një nga veprat infrastrukturore më të trumbetuara vitet e fundit të ndërtuar nga firma “Gjoka” e Rrok Gjokës që po hetohet nga SPAK për vjedhjen e fondeve në tunelin e Llogorasë. Burime të sigurta për portalin Timoni.al bëjnë me dije se betoni i tunelit ka pësuar plasaritje, ka lëvizje dherash, si dhe është evidentuar ulje e asfaltit, duke e bërë situatën alarmante dhe potencialisht të rrezikshme për qarkullimin.

Sipas informacioneve ekskluzive, tuneli do të mbyllet shumë shpejt, ndërsa po punohet që lëvizja e mjeteve të devijohet përmes një bajpasi që po asfaltohet me urgjencë, vetëm për të mbajtur funksionale Rrugën e Arbërit. Kjo lëvizje tregon qartë se autoritetet janë të vetëdijshme për problemin, por po zgjedhin një zgjidhje të përkohshme, pa transparencë për qytetarët.

Burimet theksojnë se projekti është zbatuar pa një studim të plotë dhe të qëndrueshëm gjeologjik, duke sjellë pasoja të ngjashme me ato të tunelit të Llogarasë, ku gjithashtu u raportua futje uji dhe probleme strukturore. Në rastin e Rrugës së Arbërit, situata duket edhe më shqetësuese, pasi çarjet në beton janë të dukshme, ndërsa stabiliteti i tunelit vihet seriozisht në pikëpyetje.

Ekspertë të fushës paralajmërojnë se lëvizja e dherave dhe plasaritjet e betonit janë sinjale tipike të një dështimi strukturor, që nëse neglizhohet, mund të sjellë pasoja të rënda për jetën e qytetarëve.

Deri më tani, nuk ka asnjë reagim zyrtar të detajuar nga institucionet përgjegjëse, as për shkaqet reale të dëmtimeve, as për përgjegjësitë teknike dhe financiare. Ndërkohë, miliona euro të taksapaguesve rezultojnë të investuara në një vepër që po shfaq probleme serioze vetëm pak kohë pas hapjes.

Pyetja që ngrihet është e drejtpërdrejtë:

A po paguajnë qytetarët çmimin e projekteve të dobëta, tenderëve të dyshimtë dhe mungesës së kontrollit?

Shpenzimet disa milionë për ndërtimin e tunelit të Murrizit shkuan dëm. Në fund të vitit 2019, pati shembje pikërisht në këtë tunel. Përbërja gjeologjike e nëntokës ka shkaktuar rrëshqitje duke krijuar vonesa në ecurinë e punimeve. Terreni, për shkak të materialeve me përmbajtje argjilore, ishte shumë i lëvizshëm, çka detyroi kompaninë të merrte vendimin për braktisjen e kantierit dhe nisjen e studimit për të ndërtuar në një gjurmë tjetër.

Edhe pse kompania në disa raste tentoi të përforconte strukturën e tunelit me ndërtimin dhe forcimin e mureve mbajtëse me beton dhe hekur, lëvizjet ndodhin në pjesën nëntokësore, duke e bërë këtë vepër të paqëndrueshme. Në preventivin e koncesionarit, shpenzimet për këto punime kapin vlerën 10 mln euro, faturë e cila nuk dihet se kush do e paguajë, private apo qeveria? Kostoja e ndërtimit të tunelit të ri arrin 145 mln euro, 10 euro me shumë se alternativa e parë. Pra një gabim, apo neglizhencë e kompanisë private dhe qeveria, ka bërë që projekti të kushtoje dhe 20 milionë euro më shumë se vlera fillestare. Por kush do e paguajë këtë faturë?

Ministria bën me dije se Autoriteti ka raportuar në lidhje me risqet e kontratës sipas formatit të përcaktuar, duke specifikuar përcaktimin e palës që merr përsipër riskun. Autoriteti Kontraktues ka mbajtur 3 prej tyre: riskun politik, riskun e aksesit në zonën e projektit dhe riskun e ndryshimeve ligjore, ndërsa tek Partneri Privat janë transferuar 5 risqet kryesore si: risku i projektimit, ndërtimit, disponueshmërisë, risku i operimit dhe mirëmbajtjes, risku i transferimit të aseteve dhe risku i ribalancimit të ekuilibrit financiar. Ndërkohë, risku i forcës madhore, risku i rinegocimit dhe risku i ndërprerjes së kontratës janë ndarë mes palës private dhe publike.

Previous Post

E rëndë në Greqi/ 44-vjeçari shqiptar vret me çifte bashkëshortin e të dashurës së tij

Next Post

“Do fitosh 50 mijë €!”/ Detaje nga goditja e “Call Centera-ve” në Tiranë, si funksiononte rrjeti

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

July 20, 2026
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al