Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U arratis nga burgu, babai i Altin Ndocit hedh akuza të rënda ndaj SPAK: Dosja u ndërtua mbi një të penduar, pa asnjë provë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
U arratis nga burgu, babai i Altin Ndocit hedh akuza të rënda ndaj SPAK: Dosja u ndërtua mbi një të penduar, pa asnjë provë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nikoll Ndoci, babai i Altin Ndocit – i arratisur një ditë më parë nga burgu i Durrësit – ka reaguar publikisht për herë të parë, duke hedhur akuza të forta ndaj SPAK-ut dhe procesit hetimor ndaj djalit të tij.

Në një bisedë telefonike ekskluzive për emisionin “Kafe Shqeto”, Nikoll Ndoci e cilësoi të gjithë çështjen si një “dështim të plotë të SPAK-ut”, duke këmbëngulur se i biri është i pafajshëm dhe se arrestimi i tij ka qenë i pabazuar. Sipas tij, Altin Ndoci është akuzuar për katër vrasje, por ka marrë pafajësi si në Gjykatën e Shkallës së Parë, ashtu edhe në Apelin e GJKKO-së.

Ai sfidoi publikisht drejtësinë dhe median, duke deklaruar se është i gatshëm ta dorëzojë vetë djalin e tij në prokurori, nëse do të paraqitet qoftë edhe një provë e vetme konkrete, përfshirë analiza ADN-je.

“Një gazetar të më sjellë një provë të vetme dhe jam gati ta dorëzoj vetë në SPAK,” u shpreh Ndoci.

Sipas tij, e gjithë dosja hetimore mbështetet vetëm në dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Ndoci pretendon se Dumani ka motive personale për ta akuzuar djalin e tij, të lidhura me një konflikt të mëparshëm për një rrahje të supozuar mes Altin Ndocit dhe vëllait të Dumanit. Ai deklaroi se Dumani ka shprehur hapur dëshirën për hakmarrje.

Babai i të arratisurit hodhi gjithashtu akuza të rënda, duke pretenduar se Nuredin Dumani ka kërcënuar me jetë avokaten e familjes së tyre gjatë një seance gjyqësore, “ballë për ballë, në mes të SPAK-ut”.

Deklarata:

Kjo është një histori, asgjë më shumë, asgjë më pak, veç një dështim i SPAK-ut. Po, morëm një pafajësi në shkallën e parë, e morëm edhe në apel të GJKO-së.

Dhe tani SPAK-u, e ke parasysh, që pretendon mua të paktën një provë. Një provë të sjellin të gjithë, kush është gazetar në Shqipëri, të më sjellin një provë të vetme dhe jam unë i gatshëm të shkoj të ta dorëzoj në prokurori, në SPAK.

Një gazetar të më gjejë një provë kundër atij, ADN-a, çfarëdo të dojë, çdo gjë që të ma sjellë mua si person, unë jam i gatshëm të shkoj ta dorëzoj në prokurori.

Po, ka pasur, ka qenë i marrë një radhë me hashash.

Ka pasur një arsye, një shpjegim, duke marrë të mirëqenë pretendimin tuaj që nuk ka lidhje me masakrën e Bradasheshit.

I vetmi person që e akuzon për Bradasheshin, e akuzoi edhe për katër vrasjet në Durrës. Një farë Nuredin Dumani, që e emëron me forcë dhe me fanatizëm, e mbrojti SPAK-u.

I vetmi person. Ai e çoi tek qerri i vogël, që ishte i penduar i drejtësisë, nuk mund të flas diçka se jam shumë i lodhur.

Pretendohet gjoja një rrahje e të vëllait të tij. Pretendohet.

Nuk e di, s’kam idenë fare, por pretendohet. Dhe ai e ka deklaruar vetë. “Dua ta vras, e dua të vdekur”.

Tani nuk mundet një, një person që ka bërë, i ka pranuar vetë ai, 12 vrasje a 13 a sa ka bërë, një ordiner, dhe të vijë të më akuzojë mua dhe të më shkatërrojë familjen, në asnjë mënyrë, Flavio!

Këto këtu, nuk e di se ku po jetojmë, ku po shkojmë.

Unë kam shumë e shumë gjëra të tjera. Shumë e shumë gjëra të tjera.

Edhe kundrejt SPAK-ut, edhe kundrejt disa individëve që flasin nëpër korridore, i kam me audio. Që flasin nëpër korridore.

Që është turpi, turpi i drejtësisë, turpi i SPAK-ut.

Mund të flas edhe pas disa ditësh, ai diçka të tillë. Edhe kam shumë dëshirë, kam shumë dëshirë. Unë i përballoj vetë.

Unë bëra 68 sot. Nuk kam qenë kurrë kriminel, as bëhem kriminel, as fisi im s’është kriminel.

Unë vij nga një familje fshatarësh që jetojmë, mundohemi të jetojmë me djersën e ballit.

Djalin tim atëherë e rujtë Zoti. Disa gazetarë në studio. Në të gjitha studiot dalin dhe e quajnë kriminel. Ore zotëri, ka një provë? Drejtësia punon me drejtësi.

Unë do të më gjejë një provë, mor shoku im, një provë mor ta marrsha.

S’ka mundësi, një ADN. Si nuk doli një ADN kundër tij? Provat kriminalistike hidhen poshtë dhe pretendohet për një Nuredin Duman.

Kush e mbron atë njeri, o vëlla? Po bëjmë të kundërtën.

Aty unë kam një avokate, e ke parasysh.

Pas disa ditësh, mbas vazhdim e mbrapa mund të ketë edhe probleme të tjera.

Kam një avokate unë që… Inshallah, ma ruajtë Zoti se është, është edhe atë e kanë kërcënuar me vdekje. Në sallë gjyqi, në sallë, mu në mes të SPAK-ut.

E kanë kërcënuar me jetë. Avokaten.

Zoti i rujtë, Zoti i rujtë ca gazetarë që po pastrohen.

Previous Post

“Durana”, parajsa offshore në Xhafzotaj: Si e ngriti fiktivisht Elira Kokona parkun pa bërë asnjë godinë!

Next Post

Arratisja e Altin Ndocit, 8 të arrestuar, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri

Next Post
Arratisja e Altin Ndocit, 8 të arrestuar, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri

Arratisja e Altin Ndocit, 8 të arrestuar, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al