Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjyqi për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja/ Dëshmia e Rrajës: Nuk kam pasur konflikte me askënd

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Gjyqi për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja/ Dëshmia e Rrajës: Nuk kam pasur konflikte me askënd
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

U zhvillua sot seanca e radhës në GJKKO për atentatin e bujshëm të 1 nëntorit 2019 në autostradën Durrës-Tiranë, pranë Sukthit, te mbikalimi i “Shkozetit”, ku iu bë atentat ish-prokurorit Arjan Ndoja, sot deputet i PD, mikut të tij Aleksandër Laho, i njohur edhe si “Rrumi” dhe shoferit të magjistratit, Andi Maloku.

Ky i fundit mbeti i vrarë nga sulmi, kurse dy të tjerët u plagosën.

Për krimin SPAK ka marrë nën akuzë një grup të strukturuar kriminal që e ka vënë para përgjegjësisë penale dhe sot u dhanë dëshmitë e radhës në sallë, ku nuk munguan përplasjet dhe tensionet. Seanca me kërkesë të Plarent Dervishajt dhe Julian meçes u shty nga GJKKO, teksa do ndërrohet edhe avokati.

Dëshmitari Erigen Toska tha:

“Kam pasur makinë në pronësi Mercedes Benz, ngjyra gri në vitin 2019. Një kopje çelësash kam pasur për ketë automjet. Në shtator të 2019 e kam parkuar në darkë posh banesës. Të nesërmen shkoj në vendin ku kam parkuar mjetin dhe nuk e gjej mjetin aty. Kam bërë më pas kallëzim në komisariatin numër 6 në Tiranë. 2-3 muaj më pas më ka marrë policia ne telefon, më kanë pyetur, për makinën. Çelsin e kam pas dorëzu tek policia. Kur eshtë bërë kallëzimi.

Plarent Dervishi e pyeti nëse e ka thirrur i njëjti prokuror edhe në një gjyq tjetër?

Toska u përgjigj se “jo nuk me kanë thirr”.

“Si ka mundësi që ky dëshmitar kaq i rëndësishëm nuk është thirr tek procesi i Ariol Halilat dhe Redian Rrajës. Kaq kisha zotëri je i lirë mund të ikësh. Dervishaj diskuton me gjykatën, për pyetjen”, vijoi kundërshtimi nga pala e akuzuar.

Në dëshminë e tij, i akuzuari Ramazan Rraja tha se:

“Në 2019 kam qenë edhe në Shqipëri edhe jashtë, nuk e mbaj mend mirë, në cilat periudha. Nuk kam qenë i punësuar para së të arrestohem. Nuk kam pas konflikt në Durrës dhe as diku tjetër. Plarentin e njoh, Refianin e kam kushuri, të tjerët jo i kam njohur të gjithë në burg. Unë kam pas të njëjtin numër nga 2017 deri në momentin e arrestimit mos gaboj është në emrin tim.

Për lokalin “Sodiak” e di ku ndodhet, se njoh pronarin por kam qenë vëtëm 1 herë. Nuk e njoh arjan ndojnë, Aleksandër Lahon as Andi Malokun, i kam parë në tv. Nuk kam pasur aplikavion të enkriptuar.

Nuk e njoh Ervin Maten, nuk di ku bie hotel Viktoria. Në burg ndodhem se me keni fut ju, nuk kam ardh me dëshirë të madhe. I ndëruar zoti prokuror, me gjithë respektin dhe për drejtesin dhe ju, unë se kam idën për çfarë kam siguru kushte, për akënd dhe asgjë. Nuk kam komunikuat me askënd, nuk i ka ndodh asgjë Genci Malokut, se di pse me akuzoni.

“A keni dijeni që familja e Genci Malokut kanë ardh tek familja juaj?”, e pyeti prokurori

Rraja tha:

“Kam dijeni për këtë por kam parë në tv që ata kanë dashur të vrasin familjarët e mi, por ka dasht zoti që ne e bëjm gjumin rehat”.

Ai u pyet edhe nëse kishte dijeni për një detyrim monetar ndaj Plaurent Dervishajt.

“Në dijeninë time nuk i kam askujt, kemi pi kafen me Dervishajn dhe na ka pagu kafen por detyrim tjetër si kam askujt”.

Dervishaj e pyeti:

“Më datë 1 nëntor kur ka ndodh atentati, mund te na thoni ku keni qenë?”.

Rraja: Kam qënë jashtë shqipërisë para dhe pas ngjarjes.

I bashkpandehuri Bashkim Haxhia mohoi dëshminë: “Nuk dua të jap dëshmi”, u shpreh ai në sallë.

Kurse i bashkpandehuri Endrit Sinani e pasoi me të njëjtën deklaratë.

Plaurent Dervishaj dhe Julian Mecen nëse do japin pëlqimin do të pyeten në seancën tjetër.

Plaurent Dervishaj tha gjithashtu se:

“Kam bërë aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti dhe pa këto nuk zgjedh dot avokat. Sot avokati im është lodhur shumë ndihet shume i lodhur nga pyetjet që ka bërë”.

Julian Meçe u shpreh se:

“Unë do doja t’i përgjigjesha, prokurorit, që kur kam ardh nuk më kanë marrë në pyetje, do doja t’i përgjigjesha, por çfarë t’i përgjigjem kur këta nuk duan. Më duket si mosdëshirë për të zbuluar të vërtetën. Nuk jap pëlqimin që t’i përgjigjem pyetjeve të organit të akuzës”.

Në fund u kërkua që të shtyhet seanca, deri sa Plaurent  Dervishaj të zgjedhë një avokat tjetër. Avokati kryesisht jep dorëheqjen nga mbrojta pasi sipas tij është paragjykuar në këtë proces. Në fund seanca u shty për datë tjetër.

Previous Post

Tabaku kërkon auditim të plotë të Korporatës së Investimeve: Një kuti e zezë pa transparencë

Next Post

Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat

Next Post
Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat

Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia e Shtetit përgënjeshtron lajmet për emigrantët në Rinas, mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve dhe dorëheqjet masive

Policia e Shtetit përgënjeshtron lajmet për emigrantët në Rinas, mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve dhe dorëheqjet masive

October 22, 2026
Sekuestrohen pasuri me vlerë 77 milionë lekë të një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt BE-së

Sekuestrohen pasuri me vlerë 77 milionë lekë të një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt BE-së

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al