Monday, September 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kthimi dhe kompensimi i pronave, Tabaku: Ligji socialist ka mbaruar afatin! Dështoi në zbatim

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Kthimi dhe kompensimi i pronave, Tabaku: Ligji socialist ka mbaruar afatin! Dështoi në zbatim
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja demokrate Jorida Tabaku. me anë të një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, rikujton se kanë kaluar 10 vite nga hyrja në fuqi e ligjit për trajtimin e pronave, një ligj i miratuar nga mazhoranca socialiste, i cili sipas saj ka përfunduar afatin ligjor të zbatimit pa arritur objektivat themelore.

Sipas ligjit, brenda një dekade duhej të ishin kthyer ose kompensuar të gjitha pronat, me një angazhim buxhetor që parashikohej të arrinte mbi 1 miliard euro, rreth 100 milionë euro në vit.

Por realiteti, thekson Tabaku, është krejt ndryshe: vetëm rreth 20% e vendimeve të trajtuara pranë Agjencia e Trajtimit të Pronave kanë përfunduar, ndërkohë që afati ligjor tashmë ka skaduar.

Deputetja ngre pikëpyetje serioze edhe për mijëra dosje të tjera që ndodhen ende në proces gjyqësor apo në shqyrtim administrativ, si dhe për mungesën totale të mundësive për kompensim fizik, në një kohë kur trualli publik është shpërndarë përmes ligjit të investimeve strategjike apo paketave të tjera ligjore.

Tabaku e cilëson reformën e pronave si një tjetër reformë të dështuar të qeverisë socialiste, duke theksuar se pa zgjidhjen e drejtë të pronësisë nuk mund të ketë as investime të huaja serioze, as siguri juridike dhe as respektim të së drejtës kushtetuese të pronës.

Ajo ndalet edhe te njoftimi i fundit i qeverisë për shpërndarjen e 14 milionë eurove për kompensim, duke e quajtur këtë shumë “një pikë uji në oqeanin e detyrimeve” të marra përsipër një dekadë më parë.

Previous Post

Si fëmijët shqiptarë po rriten me algoritme: TikTok është bërë ‘mësuesi i parë’

Next Post

Lëvizjet pas festave të fundvitit, fluks i lartë në pikën kufitare Morinë–Vërmicë

Next Post
Lëvizjet pas festave të fundvitit, fluks i lartë në pikën kufitare Morinë–Vërmicë

Lëvizjet pas festave të fundvitit, fluks i lartë në pikën kufitare Morinë–Vërmicë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Çfarë hanin për mëngjes egjiptianët e lashtë?

Çfarë hanin për mëngjes egjiptianët e lashtë?

September 7, 2026
Vdekja e tre fëmijë shqiptarë në Amerikë, flet daja: Shpërtheu lodra që kishin lënë në karikim

Vdekja e tre fëmijë shqiptarë në Amerikë, flet daja: Shpërtheu lodra që kishin lënë në karikim

September 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al