Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjykata njofton me shpallje publike pronarin e Megatek, Dionis Teqja

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Gjykata njofton me shpallje publike pronarin e Megatek, Dionis Teqja
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pronari i Megatek, Dionis Teqja, prej më shumë se tre javësh njoftohet me shpallje publike nga drejtësia shqiptare përkatësisht Gjykata e Tiranës. Mësohet se shkak për shpalljen e njoftimit të biznesmenit është bërë mosgjetja e tij për të firmosur fletëthirrjen.

Sipas dokumentit të siguruar rezulton se Teqja është paditur nga një prej ortakëve të tij në kompaninë postare TNT.

Dokumenti i Gjykatës së Tiranës dhe vendimi gjyqtares Alma Kodraliu

Në padi dhe në shpalljen publike thuhet:

“Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Rrethi Tiranë, është duke u zhvilluar gjykimi i çështjes civile me nr. 1234, datë 10.12.2025, akti që i përket:

Paditës: Thanas Hyseni

Të paditur: Ferdinand Haxhiaj, Dionis Teqja, shoqëria ‘RADMAIL’ sh.p.k., shoqëria T.N.T Express Albania sh.p.k.

Palë e tretë: Qendra Kombëtare e Biznesit

Objekti: Pavlefshmëri vendimi asambleje + sigurim padie

Gjykata ka vendosur që, në bazë të nenit 133 të K.Pr.Civile, njoftimi i palës së paditur Dionis Teqja të bëhet me anë të shpalljes publike.

– Një kopje e kësaj shpalljeje të afishohet në Njësinë nr. 5, Tiranë.”

Aksioneri në minorancë në kompaninë postare pretendon për veprime në kundërshtim me statutin e kompanisë dhe i është drejtuar gjykatës për pavlefshmërinë e vendimeve të asamblesë, si edhe për sigurim padie deri në përfundim të çështjes në themel.

Po përse ka vendosur Gjykata ta shpall në “kërkim” biznesmenin Teqja?

Referuar dokumentit thuhet sipas nenit 133 të kodit të procedurës civile, e ky nen thotë:

Neni 133 i Kodit të Procedurës Civile (Shqipëri) rregullon njoftimin me shpallje publike.

Në përmbajtje, ai thotë (në thelb) se:

Kur nuk është e mundur njoftimi i palës sipas mënyrave të zakonshme (me postë, dorëzim personal etj.), sepse vendndodhja e saj nuk dihet ose njoftimi nuk mund të kryhet për shkaqe të tjera të justifikuara, gjykata vendos që njoftimi të bëhet me shpallje publike.

Çfarë parashikon konkretisht neni 133:

Gjykata urdhëron shpalljen publike të njoftimit;

Shpallja afishohet në ambientet e gjykatës dhe/ose në njësinë administrative përkatëse;

Në disa raste, mund të publikohet edhe në media (sipas vlerësimit të gjykatës);

Pas kryerjes së shpalljes, njoftimi konsiderohet i kryer ligjërisht, edhe nëse pala nuk paraqitet.

Neni 133

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 4; ndryshuar me ligjin nr. 122/2013)

Kur personi i thirrur nuk i dihet vendbanimi ose vendqëndrimi në Republikën e Shqipërisë, ose nuk ka zgjedhur një banesë, apo nuk ka caktuar një përfaqësues të tij, sipas nenit 131 të këtij Kodi, njoftimi i aktit bëhet nëpërmjet afishimit të kopjes në gjykatën e vendit, ku do të gjykohet mosmarrëveshja, si dhe në vendin e afishimit, ku ka pasur vendbanimin e fundit. Ky njoftim qëndron i afishuar për jo më pak se 20 ditë.

Në rastin kur marrësi është person juridik privat, njoftimi bëhet nëpërmjet afishimit të tij pranë adresës së qendrës së regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit ose në regjistrin e organizatave jofitimprurëse.

Në këto raste, njoftimi i aktit bëhet edhe në një rubrikë të posaçme në faqen zyrtare në internet të gjykatës, ose në një portal elektronik kombëtar të krijuar për këtë qëllim./Web Lajm

Previous Post

Vuçiç lë të hapur largimin nga pushteti: Ky mund të jetë fjalimi im i fundit si President!

Next Post

Aksident në Korçë/ Niset me urgjencë drejt spitalit një i plagosur

Next Post
Aksident në Korçë/ Niset me urgjencë drejt spitalit një i plagosur

Aksident në Korçë/ Niset me urgjencë drejt spitalit një i plagosur

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ish-ylli i Realit: Lamine Yamal është më i mirë se Lionel Messi

Ish-ylli i Realit: Lamine Yamal është më i mirë se Lionel Messi

September 7, 2026
Çfarë hanin për mëngjes egjiptianët e lashtë?

Çfarë hanin për mëngjes egjiptianët e lashtë?

September 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al