Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Tenxheret, llumi, poterexhinjtë”/ Pse Rama e ktheu në sherr korrupsionin e AKSHI-t

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Tenxheret, llumi, poterexhinjtë”/ Pse Rama e ktheu në sherr korrupsionin e AKSHI-t
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Edi Rama nuk ekziston dot politikisht pa konflikt sepse nuk ka bilanc. Prandaj përplasjen e ka qëllim në vetvete. Në veçanti kryeministri e nxit sherrin kur i kërkohet përgjegjësi si në rastin e skandaleve të tmerrshme që kanë ndodhur me AKSHI-n. Prandaj këtë të dielë, ai vërshoi me një lumë sharjesh, ofendimesh dhe akuzash fare të panevojshme ndaj gazetarëve që kanë raportuar për këtë skandal.

Ndonëse ishin prokurorët e SPAK që zbuluan vjedhjen e paparë të fondeve publike, shoqëruar me pengmarrje të biznesmenit nga bandat kriminale; ndonëse shantazhi ishte kryer në koordinim me policinë; ndonëse dhjetëra miliona euro konsiderohen të grabitura me marrëveshje të fshehta dhe procedura okulte, Rama nuk ka pasur asnjë reflektim, s’ka mbajtur asnjë përgjegjësi, por sërish ka dashur të zbulojë armiq.

Po ta dëgjosh se si flet për AKSHI-n dhe drejtoreshën e arrestuar Mirlinda Karçanaj, që ishte kthyer në vegël të hajdutëve dhe të bandave, kupton se në reagimin e Edi Ramës nuk ka asgjë prej burri shteti që mban një qëndrim realist në momentet, kur qytetarët po humbin besimin tek shteti. Në vend të reflektimit dinjitoz, dëgjohen sharjet e një halabaku që është gati të ofendojë dhe të përçmojë çdokënd që nuk e ul kokën përballë arrogancës së pushtetit të tij.

Rama nuk u shfaq i shqetësuar për vjedhjen e parave të taksave tona, as për korruptimin e drejtoreshave të tij dhe as për inkriminimin e policëve, por sulmoi gazetarët me fjalët “700 tenxheret e çorbës politike mediatike” që përdorin sipas tij “llumin e gjysmë të vërtetave” dhe që udhëhiqen nga “gjobat e portalexhinjve” dhe shkojnë deri tek “ligësitë e poterexhinjve dhe mllefet e pallavraxhinjve”.

Sipas Edi Ramës, qëllimi i atyre që raportojnë për vjedhjet që i bëhen parave të buxhetit nuk qenka drejtësia dhe Shqipëria, por se gazetarët duan “destabilizim, duan rrëmujë, duan shkatërrim në dëm të Shqipërisë, nuk duan drejtësi me ligj po hakmarrje me llum, nuk duan drejtësi po vetëgjyqësi, linçime, poshtërime”.

Nëpër tekst, e gjen gjithandej të përsëritur togfjalëshin “700 tenxheret e çorbës mediatike”, që është edhe shfrimi i radhës i mllefit të kryeministrit ndaj mediave që po raportojnë se si ministrat dhe drejtorët e tij janë zhytur në korrupsion.

Por kur dëgjon këtë përgjigje të Edi Ramës ndaj skandaleve të rënda dhe vjedhjeve që po ndodhin në këtë vend, të vjen e natyrshme pyetja: Pse kaq shumë mllef ndaj atyre që kanë raportuar mbi vjedhjen e pronës së përbashkët? Pse kaq shumë vrer pas zbulimit të skandaleve që deri tani nuk e përfshijnë atë zyrtarisht? Mos vallë Rama beson vërtet se e keqja i vjen nga disa shkrime dhe raportime në media?

Në këtë rast krijimi i konfliktit me gazetarët, duket përtej strategjisë së rëndomtë të autokratëve për të intimiduar ata që nuk i kanë nën kontroll. Këtë radhë ai fsheh një qëllim tjetër.

I duhet të japë në publik idenë se, pavarësisht vështirësive nga dosjet e fundit, është ende i fortë; se do të vazhdojë luftën dhe do t’i dalë për zot kësaj situate. Në veçanti ky mesazh shkon për miqtë e tij në hall, që ose janë arrestuar, ose janë arratisur, ose presin të arrestohen shumë shpejt.

Dhe kjo duket në pjesën tjetër të tekstit, kur kryeministri, flet për hapjen e negociatave me BE, për Shqipërinë turistike, për pagën mesatare 830 euro, për Samitin e NATO-s dhe për mbështetjen që i jep pa kushte drejtësisë se re etj etj.

Por pikërisht kjo nevojë për t’u shitur sikur ende mbahet i fortë, tregon se realiteti është i kundërt.

E para, njerëzit përreth tij kanë nisur të vënë në pikëpyetje pushtetin e kryeministrit përballë dosjeve të Ballukut dhe të AKSHI-t, që ende po hetohen. Së dyti zërat që qarkullojnë në korridoret e PS për një qasje të re të ambasadës amerikane, mund të bien në veshët e gabuar dhe të provokojnë rrëfime të tjera pas atyre të Arben Ahmetajt.

Janë simptoma të tilla pasigurie që e detyrojnë Edi Ramën të dalë edhe një herë në publik dhe të lëshojë mllef dhe ofendime kundër mediave. Qëllimi nuk ishte t’u fliste gazetarëve, por njerëzve përreth tij që janë të arratisur ose të arrestuar. Dhe kur dikush ka halle këto, zakonisht numëron ditët, jo sukseset./Lapsi.al

Previous Post

Central Lux Apartaments, mashtruesi në mes të Prishtinës! Lë turistët jashtë pasi konfirmon Booking

Next Post

Aksident me vdekje në Prrenjas

Next Post
Aksident me vdekje në Prrenjas

Aksident me vdekje në Prrenjas

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al