Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si po varroset SKANDALI me mbetjet e KURUM

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Si po varroset SKANDALI me mbetjet e KURUM
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dosja e mbetjeve të dyshuara toksike të kompanisë KURUM duket se po shkon drejt zbehjes dhe mbylljes pa një hetim të plotë dhe pa përgjegjësi penale të qarta. Ashtu si në rastin e aferës Bankers Petroleum, edhe kjo çështje përfshin një zinxhir vendimmarrjesh që prek disa qeveri ndër vite dhe figura të rëndësishme të politikës shqiptare.

Ndryshe nga Bankers, ku debati lidhet kryesisht me humbjen e pasurisë kombëtare, rasti i KURUM konsiderohet edhe më i rëndë për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë në shëndetin publik dhe mjedisin. Qytetarët shqiptarë jo vetëm që nuk kanë përfituar, por sipas dyshimeve, mund të jenë ekspozuar ndaj ndotjes dhe substancave të rrezikshme.

Aktualisht, 102 kontejnerë me mbetje të dyshuara toksike ndodhen në zonën e Porto Romanos, në Durrës, ku prej muajsh qëndrojnë të depozituara pa një zgjidhje përfundimtare. Kushtet klimatike dhe koha e gjatë e qëndrimit të tyre në ambient të hapur rrisin shqetësimet për rrjedhje, ndotje dhe pasoja të pakthyeshme për zonën përreth.

Pavarësisht seriozitetit të situatës, procesi i analizimit të mostrave ka pësuar vonesa të konsiderueshme. Për gati gjashtë muaj nuk u arrit të caktohej një ekspert, ndërkohë që institucione vendase, si Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, kanë refuzuar të kryejnë analizat, edhe pse disponojnë kapacitete teknike. Më pas, u vendos të pritej një laborator i huaj për marrjen e mostrave, ndërsa rezultatet e analizave pritet të vonojnë edhe 6 deri në 12 muaj të tjerë.

Ndërkohë, çështja nuk është marrë ende nga SPAK, pasi Prokuroria e Durrësit nuk ka shpallur moskompetencë, duke krijuar një ngërç procedural dhe përplasje brenda vetë organit të akuzës. Këto vonesa kanë ngritur dyshime se rasti po degradohet qëllimisht, duke i dhënë kohë palëve të përfshira të zhdukin prova të mundshme.

Një tjetër pikë e errët mbetet fati i tonelatave të mbetjeve të tjera të prodhuara ndër vite nga aktiviteti i KURUM. Nuk ka informacion zyrtar se ku kanë përfunduar këto mbetje, nëse janë groposur, asgjësuar brenda vendit apo eksportuar. Po ashtu, mungon transparenca mbi rolin e kompanive të tjera të përfshira në proces, përfshirë kompaninë Sokolaj.

Edhe pse aktiviteti i KURUM është zhvilluar haptazi, deri më tani nuk është publikuar asnjë raport i detajuar nga Agjencia e Mjedisit që të analizojë pasojat reale të këtij aktiviteti. Sipas ekspertëve, përgjegjësia institucionale nuk lidhet vetëm me veprimet e mundshme të paligjshme, por edhe me mosveprimet, të cilat mund të përbëjnë shpërdorim detyre.

Në kushtet aktuale, rasti i KURUM shihet si një tjetër dosje e ndjeshme që rrezikon të mbyllet pa zbardhjen e plotë të së vërtetës, ndërsa vonesat institucionale po thellojnë mosbesimin publik dhe rrezikun për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve.

Previous Post

Katër persona dhunojnë një 17-vjeçar në Greqi, shpallet në kërkim një shqiptar

Next Post

Itali/ Shoqata “humanitare” financoi Hamasin me 7 milionë euro, 9 të arrestuar

Next Post
Itali/ Shoqata “humanitare” financoi Hamasin me 7 milionë euro, 9 të arrestuar

Itali/ Shoqata “humanitare” financoi Hamasin me 7 milionë euro, 9 të arrestuar

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al