Adnan Hysi, 43 vjeçari që u plagos rëndë në një aksident në punë në një gurore në zonën e Borsh, ka humbur njërën këmbë si pasojë e plagëve.
Ngjarja ndodhi gjatë procesit të punës, kur një gur me përmasa të mëdha u shkëput dhe e zuri poshtë drejtuesin e fadromës.
Për pasojë, 43-vjeçari pësoi dëmtime shumë të rënda në gjymtyrët e poshtme.
Fillimisht, i plagosuri mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Sarandës, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u transportua me urgjencë me helikopter drejt Spitali i Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.








