Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çështja Balluku/ Meta: SPAK është treguar proporcional! Pse Rama nuk e shkarkon zv/kryeministren

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Çështja Balluku/ Meta: SPAK është treguar proporcional! Pse Rama nuk e shkarkon zv/kryeministren
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ilir Meta, ka deklaruar ditën e sotme se SPAK, sipas tij është treguar proporcional me rastin e Belinda Ballukut.

Në një intervistë nga burgu për “Syri.net”, ai e ka cilësuar qëndrimin e Ramës për rastin si pengim dhe pengmarrje të drejtësisë.
Sipas Metës, reagimi i Ramës ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut është prova më e qartë se ai nuk po lejon drejtësinë të veprojë lirshëm, ndërsa shton se vetë Rama nuk e shkarkon dot Ballukun pasi ka frikë për veten e tij.
Sipas Metës, Rama, nuk po mbron Ballukun, por veten.
“Në rastin Balluku, SPAK-u ka qenë shumë proporcional në kërkesat dhe hapat e tij. Kjo çështje duhej të ishte zgjidhur që në fillim politikisht, me dorëheqje ose shkarkim,” u shpreh Meta ndër të tjera.

Intervista:
Si e shikoni qëndrimin e Kryeministrit Rama dhe mazhorancës lidhur me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Zv. Kryeministres Balluku?
Si provën më të qartë se Edi Rama është jo vetëm pengues i drejtësisë, por dhe pengmarrës i saj i deritanishëm. Në rastin Balluku, SPAK-u është treguar shumë proporcional në kërkesat dhe hapat e tij.
Kjo çështje duhej të ishte zgjidhur që në fillim politikisht me dorëheqje ose shkarkim. Por Rama, është e qartë se nuk ka hallin e Znj. Balluku, por të tijin personal, ndaj ka bërë çdo përpjekje për bllokimin dhe zvarritjen e hetimit.
Madje kërcënoi edhe me përdorimin e 83 mandateve të vjedhura, siç janë vjedhur të gjithë tenderat publikë në këtë vend (se tenderat sekretë vetëm për vjedhje të rrufeshme bëhen).
Ndaj tani është koha për të mos i dhënë kohë Ramës që të bllokojë hetimet dhe prishë provat ku ai del i përfshirë. Ndaj të gjithë duhet t’i bashkohen protestës së 22 Dhjetorit kundër pengmarrësit jo vetëm të Drejtësisë, por edhe të lirive e të drejtave të shqiptarëve. Akti i tij i fundit i përjashtimit arbitrar të 29 deputetëve të opozitës tregon panikun e tij nga të vërtetat që po provohen botërisht dhe të cilat as nuk i mbrojnë dot dhe as nuk i mbulojnë dot 83 “Diellat” e tij në Kuvend, që dinë vetëm të ngrenë dorën me sustë.
Këtu çdo investim publik i bërë prej Ramës, është bërë kryesisht me qëllim vjedhjen dhe jo interesin publik. Përveç rasteve të provuara, si rruga Korçë-Ersekë apo e Qukës – Qafë Plloçës, apo e Arbrit e pafund, dje pashë se si ishte shkatërruar edhe rruga e sapo inaguruar 15 milionë euro Maliq-Lozhan-Strelcë.
A është SPAK në një moment të ri?
Kështu duket, por ka rëndësi të ecet përpara me vendosmëri dhe të hetohet në mënyrë shteruese deri në fund. Duhet çrrënjosur kjo papërgjegjshmëri qeverisëse deri në nivelet më të larta.
Dua të vlerësoj faktin se në hetimin e AKSH-it, kemi për herë të parë kualifikimin e grupit të strukturuar kriminal. Ky kualifikim ka munguar në të kaluarën, në shumë raste të tjera të masakrës së mirëstrukturuar që u është bërë parave publike. Dhe natyrisht, do të doja të vlerësoja edhe denoncimet publike të bëra nga ish-Zv/Kryeministri Ahmetaj, ku koha provoi çdo të dhënë që dha ai, përfshirë edhe rolin e koordinatorit kombëtar të Kryeministrit me krimin e organizuar.
Dua të theksoj rëndësinë edhe për Sigurinë Kombëtare të hetimeve shteruese e përkufizim të AKSH-it, ku jo vetëm norma e vjedhjes është katastrofike , por ku vërtetohet edhe pengmarrja e organizuar në manipulimin e tenderave publikë, që s’mund të bëhej pa dijeninë e Kryeministrit.
Ahmetaj na ka paralajmëruar se dy fletë-arresti ishin grisur para një viti e gjysmë për AKSH-in. Ndaj ka rëndësi të ecet pa ndalim drejt zbardhjes së përgjegjësive të plota deri në fund e deri në majë të kësaj piramide grabitqare por edhe pengmarrëse.
A mund të përdori Rama 83 mandatet për t’u mbrojtur nga SPAK?
Së pari, ato janë 83 mandate të vjedhura dhe këtë e di e tërë bota. Së dyti, jam I bindur se opozita do bëjë një betejë të pakompromis, e cila do të mbështetet nga shoqëria në mënyrë të shtuar. Por edhe vetë brenda PS besoj se ka njerëz me një integritet që s’do pranojnë të marrin kosto të pamerituara më tej.
Përveç korrupsionit skizofrenik të Ramës, nuk ka asnjë justifikim tjetër përse pensionet në Shqipëri janë sa gjysma e pensioneve në Kosovë apo sa një e treta e pensioneve në Malin e Zi. Ndaj kjo betejë kundër korrupsionit duhet të bashkojë të gjithë shoqërinë në mënyrë që sa më parë të shkojmë drejt një
Qeverie ekspertësh që garanton zgjedhje të lira e të drejta që rikthejnë llogaridhënien dhe demokracinë.
Çdo minutë që Rama rri në pushtet është kohë e humbur për Shqipërinë, sepse ajo zbrazet më shumë nga njerëzit e saj dhe bëhet më e dobët dhe e pashpresë. Çdo minutë e Ramës në pushtet ndihmon vjedhjen dhe varfërimin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve.
Çdo minutë e tij në pushtet sjell rrëzim të veprave publike dhe rritje të analfabetizmit funksional. Çdo minutë e Ramës në pushtet sjell falimentim për bujqësinë, prodhimin vendas dhe eksportet. Standardet e qeverisjes së mirë janë në pikiatë prej një dekade , sepse synimi madhor i Ramës ka qenë hapja totale e shtetit me qëllim realizimin e vjedhjes frontale në çdo sektor dhe në çdo tender. Tani “mbreti” ka dalë lakuriq. Ndaj edhe është kujtuar për standardet e procesit të rregullt ligjor, po kështu tani ka “zbuluar ” se paska edhe Këshill të Europës, po kështu edhe Konventë Europiane e madje se ekzistojnë edhe të drejtat e njeriut.
Në rastin e zëvendësit të tij për 10 vite, Z. Ahmetaj, kritikonte SPAK-un dhe Gjykatat që ishin treguar shumë të butë e të mëshirshëm. Se nuk ja vlen të përmendet këtu standardet e ndjekura kundër kundërshtarëve të tij. Ç’mund të presësh më nga një Kryeministër që vodhi fondet europiane (IPARD) për fermerët dhe i çoi te inceneratori? Qeverisja e tij ka trajektoren e “Air Albania” që ai e propogandoi në fillim me aq pompozitet .Ndaj të gjithë, në 22 Dhjetor, të thonë fjalën e tyre për ndarjen përfundimtare me rrjetin e Xhorxh Sorosit. Guxoi të miratojë edhe ligjin anti familje, për të shpërbërë familjen dhe shoqërinë shqiptare.

Previous Post

“Skoda” del nga rruga në Maliq/ Plagosen dy persona, mes tyre një fëmijë

Next Post

Kaos në Kakavijë/ Radhë kilometrike automjetesh, pala greke vetëm me 2 sportele

Next Post
Kaos në Kakavijë/ Radhë kilometrike automjetesh, pala greke vetëm me 2 sportele

Kaos në Kakavijë/ Radhë kilometrike automjetesh, pala greke vetëm me 2 sportele

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

July 22, 2026
Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al