Zgjedhja e kreut të ri të SPAK po e vendos Këshillin e Lartë të Prokurorisë përballë presionit ndërkombëtar. Ambasada britanike në Tiranë dhe ambasadori i BE Silvio Gonzato kërkojnë një proces të drejtë, transparent dhe të lirë, pa ndikim.
Së fundmi, një zyrtar i ambasadës amerikane në Tiranë ka reaguar për News24 në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.
Zyrtari amerikan ka deklaruar sa i përket SPAK se pavarësia dhe efektiviteti i saj janë thelbësore për mbrojtjen e sigurisë së shqiptarëve.
“SPAK është gjithashtu një partner i çmuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar”, u shpreh zyrtari i ambasadës së SHBA-së në Tiranë, duke nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për institucionet e drejtësisë.








