Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Rajoni

Rrugë, qytete dhe aeroporte të bllokuara/ Greqia e paralizuar nga bllokadat, përse protestojnë fermerët

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in Rajoni
0
Rrugë, qytete dhe aeroporte të bllokuara/ Greqia e paralizuar nga bllokadat, përse protestojnë fermerët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Protestat e fermerëve grekë kanë hyrë në fazën më të tensionuar të tyre, duke u shndërruar në një krizë kombëtare që ka paralizuar vendin dhe ka ngritur shqetësime serioze për furnizimet dhe lëvizjen e mallrave.

Me mijëra fermerë prej më shumë se 1 muaji kanë zbritur në rrugë me traktorë dhe mjete bujqësore, duke bllokuar rrugët kryesore të transportit, qytetet si dhe aeroportet, ndërsa nuk kanë munguar dhe përleshjet me policinë.

Por për çfarë protestojnë fermerët greke? Ja disa nga çështjet kryesore

1.Vonesat e subvencioneve dhe kompensimeve
Fermerët pretendojnë se qeveria nuk u ka disbursuar në kohë subvencionet bujqësore, si edhe kompensimet për dëmet nga përmbytjet, stuhitë, sëmundjet e bagëtive dhe problemet strukturore në bujqësi.

Sipas tyre, shumë pagesa të premtuara sipas programeve bujqësore dhe skemave të mbrojtjes mbeten të pezulluara ose të paplotësuara.

2.Kostot e larta të prodhimit
Nafta bujqësore, energjia elektrike, farërat, plehrat kimike dhe shërbimet e mekanizimit sipas tyre janë rritur ndjeshëm, duke e bërë të paqëndrueshëm prodhimin. Fermerët thonë se çmimet e tregut janë shumë më të ulëta se kostoja e prodhimit, gjë që i çon drejt humbjes financiare.

3.Mungesa e reformave në sistemin e kompensimeve
Fermerët pretendojnë se modeli aktual i sigurimeve bujqësore nuk mbulon si duhet dëmet nga moti ekstrem, thatësirat, përmbytjet apo sëmundjet te kafshët. Fermerët kërkojnë një sistem më transparent dhe më efikas, i cili të garantojë dëmshpërblime reale dhe në kohë.

4.Presioni i konkurrencës nga importet
Ata denoncojnë edhe importet e produkteve më të lira nga vendet e tjera të BE-së dhe Ballkanit, të cilat, sipas tyre, po dëmtojnë çmimet e tregut dhe po shkatërrojnë prodhimin vendas.

Këto janë disa nga pikat për të cilët fermerët grekë janë ngritur në protestë pasi sipas tyre, pavarësisht se qeveria greke ka premtuar pagesa të shpejta të subvencioneve të prapambetura, paketa mbështetëse për zonat e prekura nga fatkeqësitë natyrore si dhe lehtësime fiskale asnjëra nga ato nuk është përmbushur. Ata e akuzojnë qeverinë për mungesë transparence dhe vonesa të qëllimshme, ndërsa janë shprehur të vendosur për të mos u tërhequr pa marrë garanci të shkruara.

Si janë përshkallëzuar protestat deri më tani?
Fillimisht protestat nisën me tubime pranë komunave bujqësore, ku fermerët kërkuan dialog me autoritetet lokale dhe ministrinë e bujqësisë. Por duke mos marrë asnjë reagim nga këta të fundit, mijëra traktorë u vendosën në rrugët kryesore, duke bllokuar autostrada strategjike, si Autostradat që lidhin Athinën me Selanikun, Rrugët e Thesalisë, aksi Kakavijë-Janinë dhe Lidhjet kryesore drejt Maqedonisë dhe Epirit.


Këto bllokada shkaktuan ngadalësim masiv të qarkullimit dhe ndërprerjen e transportit të mallrave.
Fermerët zgjeruan më tej protestat duke bllokuar, Pikat kufitare me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe disa porte të rëndësishme, ku janë ndaluar kamionë dhe tragete me mallra bujqësore.
Ndërkohë, ditën e sotme fermerët kanë tentuar të bllokojnë edhe aeroportet. Protestuesit tentuan të afrohen drejt aeroporteve kryesore për të krijuar presion maksimal ndaj qeverisë. Për pasojë, pati ndërhyrje të forcave të policisë me gaz lotsjellës dhe përplasje të izoluara.

Sipas mediave greke, lëvizja është shtrirë në të gjithë Greqinë dhe fermerët thonë se do të vazhdojnë bllokadat derisa të jenë marrë garanci reale dhe të shkruara për pagesat, kompensimet dhe uljen e kostove të prodhimit.
Pavarësisht se qeveria greke ka kërkuar dialog, dhe ka paralajmëruar se bllokimi i vendeve strategjike nuk do të tolerohet, fermerët refuzojnë të tërhiqen pa marrë garanci konkrete.

Previous Post

Pas Foltores, Berisha paralajmëron protesta të fuqishme: Duhet të përgatitemi

Next Post

Shqipëria po zbrazet/ Kush e vrau ëndrrën e ’90-s?

Next Post
Shqipëria po zbrazet/ Kush e vrau ëndrrën e ’90-s?

Shqipëria po zbrazet/ Kush e vrau ëndrrën e ’90-s?

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Protestuesit sulmuan dyert dhe dritaret e Gjykatës së Apelit, 5 në pranga

Protestuesit sulmuan dyert dhe dritaret e Gjykatës së Apelit, 5 në pranga

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al