Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e opozitës për interpelancë urgjente me kryeministrin, lidhur me çështjen “Balluku”.
Ishte mazhoranca që votoi me 74 vota kundër kërkesës së interpelancës me Ramën. Ishin vetëm deputetët e opozitës që votuan kërkesën për interpelancë.
Kjo nuk është hera e parë që PS përdor forcën e kartonit për të shpëtuar jo vetëm Ramën, por edhe ministra të tjerë, përfshirë këtu edhe të pandehurën Belinda Balluku.








