Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rreziku i përditshëm nga autobusët e Nadir Çaushollit dhe indiferenca e shtetit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Rreziku i përditshëm nga autobusët e Nadir Çaushollit dhe indiferenca e shtetit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Përtej vonesave të përditshme, autobusët “Green Line” të Tiranës po shndërrohen në një rrezik serioz për qytetarët. Aksidenti i mbrëmjes së djeshme, i ndodhur pranë “Pallatit me Shigjeta”, ka vënë sërish në qendër të vëmendjes situatën alarmante të sigurisë në transportin urban.

Aksidenti: 4 persona të plagosur, përfshirë një 18-vjeçare me biçikletë

Autobusi i linjës “Green Line”, në pronësi të Nadir Çaushollit, humbi kontrollin, u përplas me trafikndarësen dhe devijoi në korsinë tjetër të rrugës. Si pasojë, disa qytetarë mbetën të lënduar, ndërsa katër prej tyre u dërguan me urgjencë në spital.

Sipas policisë, një 18-vjeçare që po lëvizte me biçikletë është në spital nën kujdesin e mjekëve.

Përsëritje aksidentesh, por masat mungojnë

Pavarësisht se incidentet e lidhura me këtë linjë janë të shpeshta, reagimi institucional mbetet minimal. Policia, edhe këtë herë, u mjaftua me një njoftim rutinë dhe arrestimin e shoferit, ndërkohë që licenca e operatorit vazhdon të mbetet aktive.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

“Efektivët arrestuan shtetasin Ç. Sh., 56 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobuzit dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara. Të dëmtuarit janë nën kujdesin e mjekëve.”

Ndërkohë, çështja e përgjegjësisë së operatorit dhe kontrollit të licencave mbetet e hapur, pasi kompania ka qenë e përfshirë në një sërë incidentesh të rënda gjatë viteve të fundit.

00:00
00:08
00:00

 

Aksidentet e përsëritura të autobusëve urbanë në Tiranë

10 mars 2024 – Autobusi i “Green Line” u përplas me një pemë dhe një motomjet në rrugën “Ferit Xhajko”, pasi shoferit dyshohet se i ra të fikët në timon.

Autobusët "vrasës" të Tiranës/ Rastet kur
27 shkurt 2023 – Aksident masiv te ura e Tajvanit: autobusi u përplas me 9 makina dhe plagosi 9 persona.
29 prill 2022 – Një autobus i linjës ra në lumin e Lanës pranë “Ish-ekspozitës”, duke lënduar 5 pasagjerë.

Autobusët "vrasës" të Tiranës/ Rastet kur
14 nëntor 2022 – Autobusi i “Go Green” përplasi një Mercedes, duke shkaktuar kaos në qarkullim.
22 prill 2022 – Autobusi i Unazës përplasi një makinë dhe së bashku ranë në shtratin e Lanës.

Seria e gjatë e ngjarjeve tregon një problem të thellë të mungesës së kontrollit dhe standardeve të sigurisë.

Kush është pronari i “Green Line”?

Operatori urban “Green Line” kontrollohet nga biznesmeni Nadir Çausholli, i njohur për fitimin e tenderave të shumtë publikë dhe polemikat për mënyrën e përfitimit të tyre.

Kompania u mor nëpërmjet blerjes së “Gerard-A”, e cila zotëronte licencën e linjës së Kasharit. Pas një serie transaksionesh dhe transferimesh aksionesh, “Green Line” dhe linja e Unazës kaluan plotësisht nën kontrollin e Çaushollit.

Në vitin e fundit, Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ndëshkoi “Green Line” duke e përjashtuar për 6 muaj nga tenderat, me argumentin se kompania kishte “dezinformuar autoritetet për qëllime kualifikimi”.

Publikuar nga Publik Media

Previous Post

Del foto/ Kush është biznesmeni që u ekzekutua në Elbasan?

Next Post

“Evita” e Klodian Allajbeut gllabëron 120 milion lekë nga shteti

Next Post
“Evita” e Klodian Allajbeut gllabëron 120 milion lekë nga shteti

“Evita” e Klodian Allajbeut gllabëron 120 milion lekë nga shteti

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

November 7, 2026
U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit

U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al