Monday, September 14, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Biseda që zbuti radikalin Hamza Uka: Largo xhindet dhe mendo djalin…

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Biseda që zbuti radikalin Hamza Uka: Largo xhindet dhe mendo djalin…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Orë tensioni janë kaluar dy ditë më parë mes forcave speciale RENEA, policisë së Shkodrës, strukturave të antiterrorit dhe dy radikalëve islamikëve Hamza alias Erzen Uka, Julian Cumraku.

Të dy personat ishin zhvendosur nga zona e Kurbinit në drejtimit të fshatit Orosh, duke qëndruar të vetëm në këtë fshat, banorët e të cilit ishin larguar.

Për shkak të kësaj lëvizje, Uka dhe Cumraku, mësohet të kenë dalë nga mbikqyrja e strukturave të antiterrorit. Përmes përgjimit telefonik ata janë lokalizuar në zonën e Oroshit, duke qëndruar për një periudhë kohe.

Kjo ka bërë që oficerët e antiterrorit në Policinë e Shtetit, të bëjnë një plan verifikimi, duke çuar fillimisht një patrullë policie të komisariatit të Pukës, për të vëzhguar në teren dy personat e mësipërm dhe me çfarë merren ata në këtë fshat.

Policia ka shkuar në Orosh dhe është drejtuar pikërisht në shtëpinë ku i vetmi Oxhak, nxirrte tym. Aty në oborr kanë parë Julian Cumrakun që po çante dru, dhe ky i fundit sapo ka vërejtur prezencën e policisë ka hyrë në shtëpi, duke njoftuar Erzen Ukën dhe më pas të dy së bashku kanë kërcënuar punonjësit e policisë të largohen pasi do i qëllonin me armë.

Deri në mbërritjen e forcave të RENEA-s dhe oficerëve të antiterrorit, Uka dhe Cumraku, kanë pasur kohën të zënë të gjitha dritaret me dërrasa, batanije dhe një kapak kombesate që përdorej tek televizorët e vjetër “Lura”.

Negociatorë të RENEA-s janë përpjekur të bisedojnë dhe bindin dy personat e armatosur, por pa rezultat, pasi nga brenda shtëpisë morën një përgjigje me breshëri kallashnikovi.

Në pamundësi për të dialoguar, policia ka përdorur për të komunikuar dajën e Julian Cumrakut dhe vëllain e Hamza Ukës, të cilët u sollën me urgjencë në Orosh.

Vëllai i Hamza Ukës, ka shkuar dy herë nga prapa shtëpisë me frikën se mos qëllohej nga vëllai i tij. Në të dyja rastet ai s’ka pasur rezultat për të bindur të vëllanë për tu dorëzuar, duke u kthyer tek drejtuesit e policisë me fjalët se:”…nuk kishte çfarë të bënte më tepër, pasi ata janë të rrezikshëm dhe mund ta vrasin dhe atë vetë…”.

Sipas tij gjatë bisedës me vëllain Erzen Uka, ky i fundit i ka thënë se: “…Do luftojmë deri në fund…”.

Por pas disa orësh në pritje, një tentativë e tretë e negocimit nga pas shtëpisë mes dy vëllezërve, ka sjellë dorëzimin pa asnjë kusht të Hamza Ukës dhe mikut të tij, Julian Cumrakut.

Vëllai i ka folur Hamza Ukës se: “…duhet duhet të mendonte për djalin e tij dhe familjen dhe se duhet të largonte xhindet…”. Pas kësaj Uka dhe Cumraku, kanë hapur derën e shtëpisë duke dalë të paarmatosur dhe dorëzuar tek forcat e policisë që kishin rrethuar zonën.

Më pas forcat RENEA hynë në banesë duke zbuluar dhe arsenalin e armëve. Aktualisht ndjekja penale ndaj dy personave po kryhet nga Policia dhe prokuroria e Shkodrës, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve shpërthyese”, “Kundërshtimi me armë ndaj forcave të Policisë së Shtetit” dhe “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Në banesë u gjetën 4 armë automatike dhe 1 pistoletë “MiniBlow”, një flamur i organizatës terroriste “ISIS”, 17 granata dore defensive, municion luftarak, kapsolla detonatorë elektrike për shpërthimin e lëndëve eksplozive etj./ Elton Qyno – Syri.net

Previous Post

SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjyq Safet Bajrin dhe 3 të tjerë

Next Post

Gjendet një armë zjarri në bulevardin ‘Bajram Curri’

Next Post
Gjendet një armë zjarri në bulevardin ‘Bajram Curri’

Gjendet një armë zjarri në bulevardin ‘Bajram Curri’

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

September 12, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al