Është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së Françesk Shkambit në SHBA.
Mediat vendase raportojnë se i dyshuari është Tonin Pjetri, 65 vjeç. Sipas familjarëve të Shkambit, Pjetri ka qenë mik i viktimës.
Pjetri u dorëzua rreth 20 minuta pas ngjarjes. Detektivët gjetën pistoletën, e cila ishte raportuar e vjedhur.
44-vjeçari u gjet i pajetë i qëlluar me armë zjarri në një verandë jashtë restorantit ku ai punonte. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.








