Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kompanitë e Grigor Jotit garojne me veten, AKSHI i “qeras” me 800 mijë euro: Roli i NAOL shpk

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kompanitë e Grigor Jotit garojne me veten, AKSHI i “qeras” me 800 mijë euro: Roli i NAOL shpk
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër tender i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si zhvillohen prokurimet, nisur edhe nga praktikat problematike që ndjek ky institucion.

Në qendër të këtij rasti qëndron kontrata me objekt “Mirëmbajtja e sistemit elektronik e-Inspektimi për Inspektoratin Qendror”, fituar me një vlerë prej 73.2 milionë lekësh pa TVSH, ose rreth 800 mijë euro.

Fondi limit i tenderit ishte 76.3 milionë lekë, çka do të thotë se fituesi është shpallur me 96% të vlerës fillestare, pa asnjë garë reale.

Fitues u shpall bashkimi i kompanive “Infosoft Systems” sh.p.k. dhe “Infosoft Business Solution” sh.p.k., të cilat kanë administratorë dhe pronarë të njëjtë, mes tyre Grigor Joti dhe Bledar Dhima.

Në dokumentet zyrtare të AKSHI-t rezulton se në tender kanë marrë pjesë edhe IkubINFO sh.p.k. dhe NAOL sh.p.k., por të dyja nuk kanë dorëzuar asnjë ofertë ekonomike apo dokumentacion teknik, duke u skualifikuar automatikisht.

Kjo praktikë, e përsëritur në disa tenderë të tjerë, ngre dyshime se disa kompani përdoren thjesht për të krijuar fasadën e konkurrencës, ndërkohë që fituesi është i përcaktuar paraprakisht.

Në fakt, NAOL sh.p.k. është përfshirë në disa tenderë të AKSHI-t pa dorëzuar ofertë, duke ngritur dyshime se shërben si pjesë e një skeme të qëllimshme për të krijuar garë fiktive dhe për të legjitimuar procedura që përfundojnë gjithmonë në duart e të njëjtëve operatorë.

Ky është jo rasti i parë ku AKSHI i jep kontrata të majme kompanive të lidhura me njëri-tjetrin përmes strukturave të përbashkëta pronësie.

Duke qenë se SPAK ka hapur hetime për tenderët e AKSHI-t, rasti pritet të shërbejë si një tjetër provë për të verifikuar rolin e NAOL sh.p.k. dhe skemat e mundshme të manipulimit të fondeve publike përmes konkurrencës fiktive.

/skyweb.al/

Tags: AKSHIGrigor JotiNAOL shpktender
Previous Post

Ortakët e sanksionuar nga USA të “Sinaloa”, miliona dollarë nga Meksika në Shqipëri

Next Post

Francë/ Tragjedi në familjen shqiptare, burri vret gruan, më pas vetëvritet

Next Post
Francë/ Tragjedi në familjen shqiptare, burri vret gruan, më pas vetëvritet

Francë/ Tragjedi në familjen shqiptare, burri vret gruan, më pas vetëvritet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al